E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujtohet Otranto, familjarët duan drejtësi

• VLORE - Familjarët e të mbyturve në tragjedinë e Otrantos kanë përkujtuar dje 11-vjetorin e humbjes së të afërmve të tyre.

Në orët e paradites, të afërmit e 81 viktimave, 24 prej të cilëve nuk janë gjetur ende, janë mbledhur në kalatën e Portit të Vlorës, nga ku u nis drejt Italisë anija Kateri i Radës, për t'u mbytur disa milje larg bregut. Në ceremoninë e djeshme kanë munguar pushtetarët vendorë, fakt që sipas familjarëve tregon harresën që ata kanë për tragjedinë më të madhe të shqiptarëve vitet e fundit. Ata pohojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për mbytjen e qëllimshme të njerëzve të tyre, mes të cilëve 40 fëmijë. Viron Xhavara, i cili humbi në tragjedi gruan dhe tre fëmijët, po e ndjek çështjen në Gjykatën e Strasburgut me qëllim përfitimin e plotë të dëmshpërblimit moral e material si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të tragjedisë.                                 q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›