Rama: NATO, jashtë interesave partiake
• Partia Socialiste ka marrë përgëzime të plota për rolin e saj konstruktiv në lidhje me integrimin në NATO.
Aristir Lumezi
Kjo gjë u bë prezente dje në tryezën e organizuar nga Partia Socialiste me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë në hotel "Sheraton". Kreu socialist ka marrë vlerësimet maksimale nga ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhërs për qëndrimin e tij në mbështetje të proceseve integruese. "Ju keni vepruar si një burrë shteti", iu drejtua Uidhërs Ramës. Gjatë fjalës së tij, kreu socialist, Edi Rama, duke folur për rëndësinë që ka procesi i integrimit të vendit në NATO dhe BE, tha se PS vuri interesat kombëtare mbi ato partiake në të mirë të interesit të të gjithë shqiptarëve. "Jam krenar për kontributin e Partisë Socialiste, që përmes një politike tërësisht të re për Shqipërinë e sfilitur nga konfliktet e mosmarrëveshjet politike të tranzicionit, udhëhoqi e mundësoi, në funksion të integrimit në NATO, ndërtimin e një procesi politik ku interesat strategjikë e themelorë të vendit nuk interferohen e as cenohen nga interesat e llogaritë partiake të ditës", tha Rama para ambasadorëve të NATO-s. Sipas tij, me marrjen e ftesës për në NATO, vendi do të bëjë një divorc historik nga e kaluara e tij komuniste. "Kjo rrugë kalon padyshim nga zgjedhjet absolutisht të lira e të ndershme dhe nga reforma e domosdoshme për t'i mundësuar ato; Kjo rrugë kalon nga ndërtimi i një rendi të barazisë përpara ligjit dhe nga reformat e domosdoshme për ta garantuar atë; Kjo rrugë kalon nga plotësimi i të gjitha detyrave të shtëpisë së madhe të demokracisë e të lirisë individuale, ku po hyjmë hap pas hapi, dhe nga bashkëpunimi i domosdoshëm bipartizan për t'i plotësuar ato", tha Rama. Kreu socialist duke përmendur rëndësinë që ka marrja e ftesës për në NATO për Shqipërinë tha se ajo do të jetë pikënisja e një procesi të thellë reformash. "Ne e dimë fare mirë sesa esenciale është vijimësia e reformave dhe konsolidimi i procesit të ri politik të bashkëpunimit mes forcave politike në Shqipëri pas marrjes së ftesës që kërkojmë prej jush në Bukuresht, sepse jemi plotësisht të vetëdijshëm që ftesa për anëtarësim në NATO nuk është fundi po fillimi i një kapitulli të ri marrëdhëniesh e detyrimesh për t'u plotësuar përpara pranimit të Shqipërisë, si e barabartë mes të barabartëve, në tryezën e vendeve anëtare të NATO-s", tha Rama. Duke njohur përgjegjësitë që politika shqiptare duhet të ketë pas marrjes së ftesës, Rama tha se "politika shqiptare do të gjykohet për ato që bën dhe jo për ato që thotë". "Ne e dimë gjithashtu se do të gjykohemi jo mbi ato që themi e do të themi, po mbi ato që bëjmë e do të bëjmë, por më lejoni t'ju garantoj sot se, për sa na takon neve, Partisë Socialiste të Shqipërisë, qoftë në opozitë e qoftë në qeverisje, do të bëjmë çdo gjë që themi", tha Rama.
Ambasadori
Fjala e ambasadorit amerikan Xhon Uidhërs në tryezën e djeshme transmetoi mjaft mesazhe edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi pozitë-opozitë për çështjet e mëdha me interes kombëtar. Uidhërs përgëzoi socialistët se ditën të menaxhojnë çështjen e Gërdecit në favor të ftesës për në NATO të Shqipërisë nga Samiti i Bukureshtit. Sipas tij, edhe pse tragjedia e Gërdecit e tensionoi situatën politike, "socialistët treguan kurajo politike". "Ne jemi të ndërgjegjshëm se polemikat ushtrojnë presion dhe rëndojnë veçanërisht mbi ato parti politike që janë në opozitë aktualisht. Zgjedhësit tuaj, natyrshëm, do të kërkojnë veprim. Dhe ata do ta presin prej jush këtë veprim dhe do të kërkojnë që të ndodhë menjëherë. Fakti që ju jeni në gjendje t'i bëni ballë këtyre presioneve dhe këtyre kërkesave për veprim duke mbajtur parasysh Samitin e Bukureshtit dhe vendimi i rëndësishëm që pritet të marrë për zgjerimin e NATO-s, ju nderon ju dhe udhëheqjen tuaj në shtetin shqiptar. Unë e marr si një akt kurajoje politike që ju jeni në gjendje ta mbani parasysh këtë perspektivë në këtë moment të ndërlikuar. Por, jo vetëm si akt kurajoje politike, por edhe si një akt prej burri shteti", tha Uidhërs.
Rama
Jem krenar për kontributin e Partisë Socialiste, që përmes një politike tërësisht të re, udhëhoqi e mundësoi, në funksion të integrimit në NATO, ndërtimin e një procesi politik mbi interesat partiake
Uidhërs
Unë e marr si një akt kurajoje politike që ju jeni në gjendje ta mbani parasysh perspektivën euroatlantike të Shqipërisë. Por, jo vetëm si akt kurajoje politike, por edhe si një akt prej burri shteti
Borchardt
"Ne mbështesim marrjen e ftesës për në NATO nga Shqipëria. Dua t'i rikujtoj klasës politike shqiptare se përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojnë edhe pas ftesës për në NATO
Reformat Kreu socialist propozoi një reformë komplekse pas ngjarjes së Gërdecit. "Sipas nesh duhet një reformë komplekse, duke filluar nga ripërcaktimi i funksioneve e kompetencave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare e duke vijuar me përcaktimin e një zinxhiri komandimi të qartë e të pandryshueshëm në kohë paqe e lufte, hartimin e një ligji të ri për autoritetet e komandimit dhe drejtimit që duhet të reflektojë strukturën e re të forcave tona të armatosura, saktësimin e rolit dhe përgjegjësive të institucioneve që lidhen direkt ose indirekt me sigurinë e jetës e të vendit, etj", tha Rama. Gheorghe Micu "Unë jam i sigurt se Shqipëria do të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit, që Shqipëria e meriton dhe që Shqipëria të japë dhe më tutje kontributin e saj në stabilitetin dhe paqen e më gjerë. Dua të mbështes deklaratën e presidentit rumun Bacesku për rëndësinë e anëtarësimit të vendeve të A3 në NATO. Do të jetë një moment i dytë i rëndësishëm në marrëdhëniet e dyanshme se edhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 është vendosur nga patriotët shqiptarë po në Bukuresht", u shpreh ambasadori rumun Micu. Pakti Partia socialiste përmes kryetarit të saj propozoi një pakt kombëtar mes maxhorancës dhe opozitës për reformat e rëndësishme në vend që ishin si kushte të panegociueshme për marrjen e ftesës për në NATO. Ky pakt u mirëprit nga maxhoranca dhe menjëherë pas tij nisi puna në një diskutim të gjerë për një pikë të reformës në drejtësi, funksionimin e gjyqësorit. Por pakti nuk pati të njëjtat efekte për reformën në drejtësi, e cila ka ngecur dhe pse komisioni parlamentar përfundoi mandatin e tretë të tij.