E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH 3 milione euro per biznesin

Biznesi i vogel dhe ai i mesem do te kene me shume mundesi per tu financuar me kredi pasi Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ka vene ne dispozicion per kete kategori 3 milione euro. Permes nje kontrate te nenshkruar keto dite me nje institucion mikrofinanciar jobankar BERZH-i ka shprehur edhe njehere synimin per te mbeshtetur zhvillimin e metejshem te kesaj kategorie biznesi si dhe ekonomise shqiptare ne pergjithesi. Pergjithesisht ky fond do te vihet ne dispozicion te financimit te projekteve dhe te kapitalit per pune te biznesit ne vendin tone por sidomos atij te vogel. Kjo eshte kredia e pare qe BERZH-i jep per nje institucion jobankar ne Shqiperi. Kjo do te krijoje lehtesi ne financimin afatgjate te institucionit qe e ka perfituar duke lejuar qe te rrise ndihmen ndaj biznesit te vogel dhe te mesem ne rajon eshte shprehur Fabio Serri kreu i Zyres se BERZH-it ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›