E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina zyrtare i kerkon BE-se te pershpejtoje procesin e anetaresimit te Ballkanit Perendimor

26-11-2010 / Gazeta 55

Greqia po shpalos nje iniciative te re me qellim pershpejtimin e anetaresimit ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor. Iniciativa qe u shpall gjate nje ligjerate te ministrit te jashtem grek Dimitris Droutsas ne Qendren Europiane te Politikes ne Bruksel ka si afat konkretizimi vitin 2014 kur Greqia do te ushtroje presidencen e radhes te BE-se.
Me kete rast Greqia do te pergatise nje samit te Bashkimit Europian me vendet e rajonit qe aspirojne anetaresimin. Ky samit do te mbahet ne Selanik dhe do te emertohet Selaniku 2 per te ruajtur vazhdimesine e samitit te meparshem qe ishte mbajtur po ne Selanik ne vitin 2003. Ne ate samit ishte miratuar deklarata qe percaktonte se e ardhmja e vendeve te Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian. Ne samitin e ardhshem do te realizohen sipas ministrit te jashtem grek tri objektiva Se pari krijimi i partneritetit midis vendeve anetare te BE-se dhe vendeve te Ballkanit. Nje ose disa nga vendet anetare do te marrin ne patronazh nje nga vendet qe aspirojne anetaresimin dhe ne nje fare menyre do te jene udheheqesit dhe avokatet e ketij vendi ne procesin drejt integrimit te plote. Se dyti krijimi i marredhenieve te ngushta te bashkepunimit rajonal ndermjet vete vendeve te rajonit qe aspirojne anetaresimin. Se treti dhe me kryesorja eshte qe samiti te caktoje nje date konkrete se kur keto vende do te anetaresohen.
Ky vendim vleresohet se do te jete nje lloj katalizatori ne perpjekjet e vendeve te rajonit per anetaresim nje stimul vendimtar per te perfunduar reformat e nevojshme por edhe nje angazhim konkret i BE-se se Ballkani Perendimor eshte pjesetar i familjes europiane sic theksoi ministri i jashtem grek. Shefi i diplomacise greke e ka argumentuar iniciativen me faktin se procesi i zgjerimit te BE-se e ka humbur vrullin politik dhe eshte transformuar ne nje proces burokratik mekanik e teknokratik me gjithe perpjekjet e palodhura te Komisionit dhe komisionerit Fyle per ti dhene procesit karakteristika politike. Thene ne menyre me te thjeshte ministri grek mendon se ngulmimi nga ana e Brukselit ne anet ligjore dhe teknike te ceshtjes se integrimit krijon vonesa te medha qe perkthehen ne demoralizim apo dekurajim per vendet qe aspirojne anetaresimin.
Prandaj synohet theksimi i dimensionit politik te ceshtjes qe ministri grek e ka permbledhur ne fjaline se pa vertebren politike procesi eshte i denuar te zhytet ne mocalin e parabolave juridike. Zedhenesi i ministrise se jashtme greke beri te ditur se inciativa ende nuk eshte diskutuar me vendet kryesore te Bashkimit Europian dhe se ministri Droutsas do ta diskutonte te enjten me homologun e tij hungarez Janos Martony vendi i te cilit merr presidencen e BE-se ne janar te vitit te ardhshem. Me pas do te takohet per te njejten ceshtje edhe me ministrin e jashtem polak vendi qe pason Hungarine ne presidencen e BE-se. Perzgjedhja e dy vendeve qe jane anetaresuar ne vitin 2004 ne BE dhe qe ne nje fare menyre kane pasur pak a shume edhe ato te njejtat probleme institucionale me ato te vendeve te Ballkanit Perendimor eshte bere jo pa qellim. Athina mendon se vende te tilla e perceptojne shume me mire situaten se sa vendet me demokraci te konsoliduar sic jane shtetet e fuqishme te BE-se.
Greqia ka shtuar si argument edhe faktin e liberalizimit te vizave per Shqiperine e Bosnje-Hercegovinen e nje vit me pare per Serbine Malin e Zi e Maqedonine per te theksuar pikerisht ate dimensionin e inkurajimit pavaresisht permbushjes ose jo plotesisht te standardeve politike. Ideja e Greqise eshte se keto standarde arrihen me mire ose perfeksionohen duke qene pjese e BE-se e jo duke iu tundur vazhdimisht para syve ketyre vendeve ate qe mund ta quanim si karamelen e anetaresimit. Me tej Athina e konsideron si objektiv strategjik krijimin e nje hapesire stabiliteti sigurie dhe zhvillimi ne Ballkan.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›