Zv/kryeministri Ilir Meta Suksesi i vetem i opozites bllokimi i integrimit te Shqiperise ne BE

Oferta e Rames Meta Tendencioze dhe per te shmangur pergjegjesite
Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka folur dje ne mbledhjen e Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim per krizen politike ne vend dhe oferten e fundit te Partise Socialiste. Duke e bere pergjegjes te ngercit politik kreun e opozites Meta e quajti oferten e tij te vonuar dhe te bere vetem per te shmangur pergjegjesite qe ka per krizen politike. Kemi nje iniciative vetem dy dite pas ketyre vendimeve nga ana e kryetarit aktual te Partise Socialiste per gjoja zhbllokimin e situates permes nje oferte te re e cila ende nuk eshte formalizuar sipas te gjitha procedurave parlamentare per ndertimin e nje komisioni hetimor parlamentar duke e bere te qarte qe kjo eshte ne kuadrin e shmangies se pergjegjesive per nje dem krejtesisht te pamerituar qe iu be vendit dhe proceseve integruese. Natyrisht qe ishte nje reagim tejet i vonuar pasi ky reagim mund te eshte bere edhe nje vit me pare edhe dy muaj me pare se te merreshin keto vendime- u shpreh Meta. Porsa i takon raportit te Komisionit Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat Meta tha se opinioni negativ i BE-se eshte fryt i opozites se Partise Socialiste. Nuk mund te neglizhohet edhe mos aprovimi kete here i Statusit te vendit kandidat vetem per arsye te ngercit teresisht artificial politik pergjegjesine ekskluzive te te cilit per krijimin dhe tej zgjatjen e tij natyrisht qe e ka lidershipi i opozites i cili u ftua per me shume se nje vit ne maksimumin e kompromiseve qe mund te ofronte nje mazhorance per te ecur para ne transparencen e kerkuar dhe qe u vetbllokua qellimisht me synim te qarte per demtimin fatal te te dyja proceseve edhe te heqjes se vizave edhe te marrjes se statusit te vendit kandidat. Ne rast se nuk u arrit suksesi per te deshtuar procesin e pare per arsye se detyrimet ishin krejtesisht teknike dhe ligjore e qe vareshin krejtesisht nga vullneti i qeverise per ti realizuar dhe u realizuan qe te tera me perpikmeri absolute ndaj edhe te gjithe perfaqesuesit evropiane theksuan qe ishte nje vendim merituar per Shqiperine ne rastin e dyte sigurisht qe u arrit me nje sukses i thencin te demtoje statusin e vendit kandidat duke treguar qartazi se kemi nje lidership i cili per interesa teresisht egoiste dhe afatshkurtra nuk nguron te demtoje me vetedije te plote interesat e vendit- eshte shprehur Meta. Duke deklaruar se refuzim i statusit kandidat per Shqiperine nga BE eshte pasoje e ngercit politik Meta u shpreh se Rama po demton vendin per interesa egoiste. Rama bllokoi statusin por nuk bllokoi dot liberalizimin e vizave- tha Meta. Nder te tjera kreu i LSI u shpreh se ndjehet krenar qe shqiptaret do te levizin lirisht pasi sic tha ai ky eshte nje premtim i mbajtur. Akuzat ndaj perfaqesuesve te LSI-se Meta i quajti si shterpesi te kryetarit te PS-se. Keni degjuar edhe sulme edhe shpifje ndaj meje dhe pasurive te mia qe leshojne karafilat e Edi Rames. Se une i coj trendafila ai me nis karafila kjo nuk eshte dicka e re as per mua dhe as per te gjithe te tjeret. Une u lutem cdo fakt qe kane per cdo milimeter te shkeljes se ligjit nga ana ime ta cojne ne prokurori ta cojne ne ILKDP ta cojne ku te duan edhe Interpolit edhe Europolit ata jane ne opozite. Por te mos shpresojne se une do ti jap sqarime karafilave nderkohe qe une i kam derguar trendafila. Pra nuk mund te shkembehen trendafilat me karafila- tha kreu i LSI-se Ilir Meta.