E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifai-Topit Shqiperia te zhvilloje nje turizem te pergjegjshem


Shqiperia ka shansin te shmange gabimet e vendeve te tjera ne zhvillimin e industrise se turizmit si ne zonat bregdetare ashtu edhe ne ato malore pasi mund te zhvilloje nje turizem te pergjegjshem ndaj shoqerise kultures shqiptare dhe vete ambientit. Keshtu eshte shprehur Sekretari i Pergjithshem te Organizates Boterore te Kombeve te Bashkuara per Turizmin Taleb Rifai ne nje takim me presidentin e Shqiperise Bamir Topi.

Gjithashtu Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit shprehu gatishmerine e plote per te ndare pervojen pozitive dhe per te dhene te gjithe ndihmesen e duhur qe perfshin disa projekte per zhvillimin dhe promovimin e turizmit.
Nga ana e tij presidenti Topi ka vleresuar viziten e zotit Rifai si teper domethenese ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret pasi perkon me marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu theksoi se ky proces do te sjelle gradualisht rritjen e interesit per promovimin e turizmit te bukurive te rralla natyrore dhe te vlerave te vecanta historike e kulturore shqiptare ne mbare boten.

Duke nenvizuar rendesine qe ka sot per Shqiperine Organizata Boterore e Turizmit per mbeshtetjen qe ajo mund te ofroje ne drejtim te zhvillimit te turizmit si nje nga sektoret prioritare te vendit tone Presidenti Topi garantoi perkrahjen e plote te shtetit shqiptar ne realizimin e projekteve rritjen e investimeve dhe thithjen e turisteve e te investitoreve. Kryetari i shtetit nenvizoi gjithashtu se mbetet me rendesi bashkepunimi ne fushen e turizmit midis vendeve te rajonit i cili duhet te te jete me intensiv pasi ne kete menyre forcohet bashkepunimi i ndersjelle edhe ne shume fusha te tjera jetike. Ne kete pike Presidenti Topi theksoi rendesine e realizimit te nje projekti te perbashket mes Shqiperise dhe Malit te Zi per zhvillimin dhe mbrojtjen e ekosistemit te Liqenit te Shkodres dhe Lumit Buna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›