INSTAT Ne tetor u ul deficiti tregtar
Deficiti tregtar i muajit tetor shenoi ulje si krahasuar me nje muaj me pare ashtu edhe me te njejten periudhe te nje viti me pare. Duket se rritja e eksporteve e ka dhene efektin e vet duke e ulur deficitin me 0.6 per qind krahasuar me muajin shtator dhe 3.2 per qind krahasuar me tetorin e 2009-s. Sipas shifrave te INSTAT-it ne tetor te ketij viti u eksportuan 144 miliarde leke mallra me rritje 5.1 per qind ne krahasim me shtatorin dhe rritje me 50 per qind ne krahasim me tetorin e nje viti me pare. Ndersa importet kapen vleren e 41.4 miliarde lekeve me rritje 1.2 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe rritje 10.5 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ne kategorine e eksporteve vihet rritje ne nje sere grupesh si Makineri pajisje dhe pjese kembimi nje rritje me 32.8 per qind Materiale ndertimi dhe metale 28.7 per qind.