E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia Konkurrenca mbyll hetimin per tregun

/ /

Liberalizmi i tregut te energjise tashme nuk po lakohet me vetem nga Ministria e Ekonomise por vjen si nje rekomandim i Autoritetit te Konkurrences. Raporti i fundit i ketij institucioni per monitorimin e kryer ne tregun e energjise elektrike ka bere qe komisioni te dale me disa propozime per METE-ne dhe ERE-ne. Raporti i monitorimit ka nxjerre ne pah nje seri karakteristikash te struktures dhe funksionimit te tregut te energjise por ky raport nuk ka marre miratimin e gjithe Komisionit te Konkurrences. Nje nga anetaret e tij nuk ka qene i nje mendjeje per mbylljen e monitorimit dhe ka propozuar te zhvillohet nje hetim me i thelluar.
Monitorimi dhe rekomandimet
Struktura e tregut te energjise ne vend eshte nje monopol natyror i integruar vertikalisht dhe qe perbehet nga tri kompani qe ofrojne secila nje pjese te sherbimit i ndare ne tre hallka. Ky eshte pershkrimi qe i ben raporti i Autoritetit te Konkurrences tregut te energjise. Per kete autoritet eshte e nevojshme qe te rritet konkurrenca ne menyre qe konsumatori te perfitoje cmime me konkurruese dhe sherbim me cilesor. Tregu qe konsiderohet si i perqendruar sipas Autoritetit te Konkurrences duhet te copetohet dhe liberalizohet. Konkurrenca krijohet nepermjet copetimit te kesaj strukture ne pjeset e saj perberese. Marrja e masave te metejshme per liberalizim e plote te ketij tregu perben nje prioritet thuhet ne vendimin e Autoritetit. Sipas tij operatoret ne vend nuk kane zbatuar kerkesen e tregut te percaktuar me nje vendim te Keshillit te Ministrave qe sanksionon se si KESH-i dhe CEZ Shperndarja duhet te ndajne njesite e furnizimit brenda tyre si nga ana funksionale ashtu edhe financiare. Kjo ndarje do te siguroje konkurrencen efektive mundesi zgjedhjeje nga konsumatoret dhe eliminimin e nder-subvencionimit ne keto segmente tregu shprehet AK. Liberalizimi aktual i tregut per kete autoritet eshte i pamjaftueshem per te krijuar hapesirat e nevojshme per operatore te rinj ne tregun e furnizimit me pakice apo qe klienti te kete mundesi zgjedhjeje per tu furnizuar me energji elektrike prandaj kerkohet edhe ndarja e CEZ Shperndarjes nga Furnizuesi Publik me Pakice. Sipas Entit Rregullator te Energjise ekziston mundesia qe te realizohet ndarja e llogarive financiare te OSSH-se nga FPP-ja ndersa ndarja funksionale nuk mund te kryhet para vitit 2014. Ne kushtet aktuale Autoriteti i Konkurrences i ka bere edhe rekomandimet perkatese Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes si dhe Entit Rregullator per te rritur konkurrencen ne tregun e energjise. Rekomandimi i pare lidhet me ndarjen financiare dhe funksionale te Furnizuesit Publik me Shumice dhe KESH-Gen si dhe ndarjen e CEZ Shperndarjes nga Furnizuesi Publik me Pakice.
Perplasja
Jo te gjithe anetaret e Komisionit te Konkurrences kane dhene miratimin per raportin e monitorimit te tregut te energjise. Komisioneri Koco Broka eshte shprehur se raporti nuk ishte i plote. Ai eshte shprehur per nje hetim me te thelluar lidhur me mundesine e shtremberimit te konkurrences nga ana e KESH-it dhe CEZ-it duke e bazuar kete kerkese ne shperdorimin e ujit te hidrocentraleve duke i hapur vetem gjate vitit 2010 pese here portat e Hidrocentralit te Vaut te Dejes ne kaskaden e Drinit c ne kushtet e importimit te energjise elektrike nga OSSH-ja CEZ-i edhe ne kushtet e permbytjes te zones se Shkodres nga hapja e portave te hidrocentraleve. Rekomandimet per METE dhe ERE

1. Ndarje funksionale dhe financiare reale te Furnizuesit Publik me Shumice nga KESH-Gen e cila do te krijoje kushtet per konkurrence ne kete nivel tregu per te gjithe te interesuarit PPE PVE Furnizuesit e Kualifikuar per te kryer transaksione konkurruese dhe eshte ne zbatim te modelit te tregut.

2. Ndarjen financiare reale te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes dhe Furnizuesit Publik me Pakice ne menyre qe te operojne si njesi te ndara financiarisht pasi keto segmente tregu jane te liberalizuara dhe eshte nje instrument qe ndikon ne rritjen e konkurrences ne kete segment te tregut.

3. Pershpejtimin e procesit te rishikimit te Kontrates me Klientet tarifore duke percaktuar detyrimet e Furnizuesit Publik me Pakice per mbrojtjen e konsumatorit nepermjet respektimit te treguesve te cilesise se sherbimit furnizimi vs mungeses se energjise dhe saktesise se faturimit. Kontratat me klientin

Autoriteti i Konkurrences ne vendimin e dates 19 nentor kerkon qe klienteve tu njihet me kontrate e drejta e demshperblimit ne rastin kur ofrimi i sherbimit te furnizimit me energji elektrike nuk eshte ne perputhje me kushtet teknike. Institucioneve perkatese u kerkohet qe te pershpejtojne procesin e rishikimit te Kontrates se Klientit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›