BERZH: Shqiperia e perballoi krizen me mire se te tjeret Eglantina Nasi
"Deri tani, Shqiperia e ka perballuar krizen me mire krahasuar me vendet e tjera te rajonit". Ky konstatim pozitiv mbi ecurine e treguesve makro-ekonomike te vendit tone, u dha dje publikisht nga eksperti i larte i Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), Peter Sanfey. Ne kuadrin e prezantimit te Raportit te Tranzicionit per vitin 2011 dhe ndikimit te krizes te familjet, hartuar nga ky institucion i njohur financiar nderkombetar, ai shtoi se eshte fakt qe Shqiperia ka reaguar me mire se cilido vend tjeter ndaj efekteve te krizes financiare qe ka prekur rajonin tone. Te cilat gjithsesi, sipas tij, nuk mund ta kene plotesisht te bllokuar rrugen per ndikimin e tyre edhe ne ekonomine e vendit tone. Per kete arsye, sipas tij, rritja ekonomike e Shqiperise per vitin 2012, do te ndikohet nga te tilla efekte negative te krizes rajonale. Kjo, edhe pse, ecuria e deritanishme ka qene premtuese dhe mjaft pozitive, krahasuar me vendet e tjera ne rajonin ku ne bejme pjese. "Nese deri tani, Shqiperia e ka perballuar krizen me mire krahasuar me vendet e tjera te rajonit, gjate vitit 2012 ne presim qe kriza te kete ndikim me te forte dhe ritmet e rritjes ekonomike mund te ulen", - ka qene deklarata e bere publike dje nga drejtori i politikave zhvillimore ne BERZH, Peter Sanfey. Duke shtuar se per te vijuar parandalimin e nje fenomeni te tille, qeveria shqiptare duhet qe te marre masa fiskale, per te garantuar stabilitetin makro-ekonomik te vendit, sic edhe ka bere deri tani. Me tej, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, apelon se sfide per Shqiperine per kete vit mbetet ulja e borxhit publik, i cili ndikon ne rritjen ekonomike. Sa i perket treguesit te konsumit familjar, i cili eshte marre ne shqyrtim ne menyre te vecante nga ky raport i fundit i BERZH-it, per 29 vendeve te Europes dhe Azise Qendrore, mes tyre edhe Shqiperia, theksohet se ai ka pesuar nje renie te vazhdueshme, gjithmone fale efekteve te krizes financiare. Lidhur me te, eksperti Sanfey, u shpreh konkretisht se "ulja e konsumit ushqimor, reduktimi i blerjes se mallrave te luksit dhe reduktimi i vizitave tek mjeku jane disa nga kufizimet qe familjet kane bere per shkak te krizes". Nderkohe qe shtoi se shume njerez nuk kane paguar fare ose kane shtyre pagesen e faturave dhe kane rritur huamarrjen neper te aferm. Gje qe, sipas tij, po shton edhe huamarrjen ne menyre infiormale, duke mos preferuar me kanalet bankare per ta bere nje gje te tille. Tregues keta tipike, te nje ekonomie qe po ndjen efektet e pasigurise dhe te ndikimit nga jashte te krizes financiare. "Ulja e konsumit te ushqimeve baze ne vendet e Europes Perendimore eshte rreth 11 per qind, ndersa ne vendet ne tranzicion eshte rreth 36 per qind. Shqiperia qendron prane kesaj mesatareje. Kriza ka prekur te ardhurat e njerezve dhe ka sjelle vec te tjerash edhe vonesa ne pagesat e faturave te sherbimeve utilitare. Njerezit i jane drejtuar me shume huamarrjes informale, nderkohe qe perqindja e larte e huave ne valute ka renduar me shume pasojat e krizes", - mesohet te jete shprehur ai konkretisht, lidhur me nje fakt te tille. Ne kete kuader, BERZH e sheh ne perkeqesim ne teresi, situaten makro-ekonomike te rajonit te Europes Juglindore dhe ne vecanti, ne renie situaten individuale te konsumatoreve te saj. E ne nje situate te tille, sipas eksperteve te ketij institucioni financiar, Shqiperia ka per te ndjere efektet negative te saj, edhe pse qeveria me reformat e saj po ben c'eshte e mundur qe t'i mbaje larg qytetareve te saj te tilla ndikime.