Dobrushi: Te ndryshojne nenet per shkarkimin e mesuesve Luljeta Ndoka
Sindikatat e pavarura te arsimit kane shprehur pakenaqesite e tyre ne lidhje me dy nenet e projektligjit per arsimin parauniversitar, qe lidhen me emerimet dhe shkarkimet e mesuesve ne kete sistem. Ato kane kerkuar ndryshim te nenit 61, ne te cilin thuhet se nje mesues largohet nga puna kur rezultatet e tij jane te uleta ne krahasim me koleget e tjere. Kryetari i Federates se Arsimit, Xhafer Dobrushi, tha se formulimi i nenit per shkarkimin e mesuesit nga drejtori, nese klasa e tij nuk arrin rezultate te mira ne mesime ne raport me koleget e tjere, le vend per abuzime. Keshtu, artificialisht, mesuesit do te detyrohen t'u vene nota te mira nxenesve ne menyre qe ata te dalin me rezultate te kenaqshme, dhe paralelisht mesuesit dalin me produktivitet mjaft te madh. Kjo gje, sipas sindikalisteve, mund te coje ne pasoja per arsimin parauniversitar. Sindikatat e arsimit nuk jane dakord edhe ndaj emerimeve te mesuesve ne arsimin parauniversitar. Sipas tyre, vendosja e kriterit te masterit ne projektligj do te rrezikoje largimin nga puna te arsimtareve me arsim te mesem profesional, rreth 4500 te tille ne te gjithe vendin qe punojne sot ne arsim, si dhe do te penalizoje shume shkolla ne zona te thella qe do te mbeten pa mesues vizatimi, muzike e sporti. Po ashtu, sipas projektligjit per arsimin parauniversitar, mesuesit dhe drejtoret e shkollave nuk do te jene me ne dore te Drejtorise Arsimore, por te nje komisioni te posacem te ngritur ne shkolla me 6 anetare. Drafti i ri i arsimit parauniversitar percakton se shkarkimet dhe emerimet, si per drejtoret ashtu edhe per mesuesit, do te behen me pelqimin e komisionit, pra me propozime te ardhura nga mesues, prinder dhe nxenes. Deputetet e opozites thane se ende nuk eshte percaktuar se kush do ta drejtoje kete komision, gje qe, sipas tyre, i hap rruge shkaterrimit te arsimit. Ligji i ri sjell nje sere ndryshimesh si, procesi mesimor i fillores do te zgjase 6 vjet. Ndersa ne 2014-n, maturantet do te japin testin e gjuhes se huaj. Ndersa, per te dhene mesim, do te punesohen vetem ata qe perfundojne masterin shkencor dhe japin provimin e shtetit. Ne projektligj parashikohet qe gjuha e huaj te jete provim i detyrueshem qe ne 9-vjecare dhe ne gjimnaz. Ndersa do te filloje te mesohet qe ne klase te trete. Ndersa gjuha e dyte do te nise te mesohet ne klasen e shtate. Pike tjeter eshte menyra e financimit. Ligji i ri per arsimin parauniversitar, parashikon financim per institucionet arsimore private. Sipas nenit 39 te ketij ligji, "Ministria mund te mbeshtete financiarisht institucionet arsimore private vendase, te cilat jane jofitimprurese dhe kane te pakten pese vjet qe funksionojne si institucione private". Ne fakt, sipas kritereve te percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave, mbeshtetja financiare per shkollat private diferencohet sipas renditjes se tyre ne provimet kombetare te arsimit baze ose te matures shteterore, si dhe ne testimet ose konkurset nderkombetare. Nga ana tjeter, kerkohet qe shkollat private ta perdorin mbeshtetjen financiare vetem per nxenesit e shkelqyer ne veprimtarite kombetare dhe nderkombetare.