BERZH: Shqiperia, perthithese e projekteve te suksesshme Eva Gjura
Gjate vizites ne Slloveni, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me nje grup perfaqesuesish te Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), te kryesuar nga z. Suma Chakrabart, Presidenti i ri i kesaj banke. Duke vleresuar investimet ne Shqiperi, presidenti i kesaj banke eshte shprehur se Shqiperia eshte perthithese e projekteve te suksesshme, sidomos ne drejtim te infrastruktures. “E njoh Shqiperine si nje perthithese te projekteve tona te suksesshme dhe shpreh besimin se bashkepunimi e lidhja e forte qe kemi, do te jete afatgjate”, - u shpreh Presidenti i BERZH, duke vene ne dukje se kjo Banke ka pergatitur nje strategji te re, me mbeshtetje te fokusuar ne projekte infrastrukture, energjie, privatizime etj. Po ashtu, ne fushen e forcimit te institucioneve eshte destinuar nje fond i konsiderueshem per te mbeshtetur kete proces. Kryeministri Berisha e falenderoi Presidentin e BERZH per mbeshtetjen dhe bashkepunimin e Bankes qe ai po drejton dhe theksoi se qeveria shqiptare e konsideron BERZH-in si nje partner shume te rendesishem ne rrugetimin e saj drejt zhvillimit te vendit e te lirise se ekonomise se tregut. Ju, - u shpreh Kryeministri, - jeni pjese e progresit dhe arritjeve tona, me mbeshtetjen e gjithanshme te dhene deri sot dhe me projektet per te ardhmen.
Duke bere nje panorame te zhvillimeve ne vend, Berisha tha se qeveria po vazhdon projektet e infrastruktures kombetare, rurale e te gjithellojshme, si baza e zhvillimit te shpejte e te qendrueshem. Po ashtu, sektori i energjise po perthith projekte te shumta e te medha te prodhimit te energjive te rinovueshme, si HEC-e, impiante ere etj. Turizmi gjithashtu perben nje prioritet, si fushe me potenciale te medha per t’u investuar e zhvilluar. Forcimi i institucioneve ka qene dhe eshte nje proces i vazhdueshem.
Kryeministri i prezantoi Presidentit te BERZH punen e bere ne fushen e energjise se rinovueshme, qe nga viti 2007 e ne vazhdim, te kurorezuar me dhenien me koncesion te rreth 330 HEC-eve, nga te cilat 72 tashme te perfunduara e ne prodhim me kapacitet 125 mega dhe 50 te tjera ne proces. Potencialet jane akoma me te medha, prandaj mbeshtetja me financime i ketij sektori eshte shume e rendesishme. Nga ana e tij, Presidenti i BERZH-it siguroi Kryeministrin Berisha se kjo Banke do te vazhdoje bashkepunimin e ngushte me Shqiperine, por edhe ne nivel rajonal, duke inkurajuar sektorin privat me mbeshtetje financiare dhe partneritet. Ne kuadrin e festimit te 100-vjetorit te Pavaresise se vendit, ne aktivitetet e gjithanshme qe po zhvillohen, Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin te bente viziten e tij te pare ne Shqiperine e ndryshimeve demokratike dhe ekonomike te medha e te shpejta. Presidenti i BERZH i premtoi Kryeministrit Berisha se do ta vizitoje Shqiperine ne nje kohe te ardhshme.