E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH financon për ndërtimin e një fabrike vaji ulliri

 

Edhe pse në një periudhë krize, investitorë shqiptarë po jo vetëm kanë investuar paratë e tyre në ndërtimin e një fabrike vaji ulliri. Bëhet fjalë për fabrikën e vajit të ullirit Natural, një investim prej 6.5 milionë eurosh i një grupi biznesi shqiptar. i quajtur Agrotal. Në këtë fabrike ka investuar edhe BERZH, e cila është aksionere me 30% në këtë fabrikë të re. 70% është pjesëmarrja e investitorëve shqiptarë. E inauguruar në fund të javës që shkoi me prani dhe të autoriteteve të larta shtetërore nga Ministria e Bujqësisë, BERZH, disa ambasadorëve perëndimorë, fabrika e vendosur në Ndroq, konsiderohet si një nga 4 fabrikat më të mira në Evropë, nisur nga teknologjia e zgjedhur, standardet e ndërtimit, cilësisë së vajit. Ajo ka një kapacitet përpunues prej 17.5 ton ullinj në orë ose 25 mijë tonë ullinj në sezon. Kjo duket një sasi e madhe po të mbahet parasysh sipërfaqja ekzistuese e mbjellë me ullinj, që nuk e garanton aktualisht furnizimin e saj. Por fabrika në fjalë duket se i paraprin shpalljes së strategjisë së qeverisë shqiptare për të shtuar numrin e rrënjëve të ullinjve në gjithë territorin kombëtar. Kjo ishte arsyeja pse në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Task force-s së ullirit pranë kryeministrisë, por dhe deputetëve apo zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë. Ajo është mbështetur me fonde dhe nga qeveria italiane. Vaji Natural, vaji ekstra i virgjër përfaqëson një markë të regjistruar sipas standardeve evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›