E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH financon projektin e rrugëve rurale në Shqipëri

TIRANE- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mund të financojë projektin e rrugëve rurale në Shqipëri. Vendimi do të merret në fillim të muajit shkurt. Në total, ky projekt kap një vlerë prej 137 milionë euro dhe bashkëfinancues janë edhe donatorë të tjerë, si Banka Botërore, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe fondi i OPEK-ut për Zhvillim Ndërkombëtar.

Projekti për ndërtimin e rrugëve rurale në vendin tonë ka nisur vitin e kaluar dhe konsiderohet nga qeveria si një program shumë i rëndësishëm për të përmirësuar jetesën e banorëve në zonat rurale të Shqipërisë, nëpërmjet ndërtimit të infrastructures rrugore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›