Berat, AH1N1, dy paciente izolohen në Infektiv
BERAT- Një grua rreth të 60 dhe një vajzë, janë izoluar në spitalin rajonal të qytetit tw Beratit, pasi dyshohet se janë infektuar me virusin AH1N1.
Pas simptomave të ngjashme me ato të gripit dhe përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, mjekët vendosën izolimin e gruas nga komuna Lumas dhe vajzës nga qyteti i Beratit në një prej dhomave të infektivit. Ashtu sic konfirmojnë dhe vetë mjekët, dy pacientet fillimisht kanë pasur simptomat e një viroze normale gripale, ndërsa më vonë pësuan komplikacione shëndetësore që la të dyshohej se ato mund të ishin prekur nga virusi AH1N1
Aktualisht dy pacientet po trajtohen me tamiflu, ndërkohë që priten rezultat pëfundimtare të analizave.
(s.g/BalkanWeb)