Dita e Rinisë, Berisha: Të rendim bashkë në rrugën e shpresës
TIRANE-Ndërsa përshëndeti të pranishmit në sheshin Skënderbej për Ditën e Rinisë, që ai e quajti ditëlindjen e shembjes së bllokut të hekurt të diktaturës dhe shembjes së murit të Berlinit në Shqipëri, kryeministri Berisha përsëriti disa herë thirrjen për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në rrugën europiane të vendit.
“Ftoj shqiptarët të bashkohen me ne për një Shqipëri pa viza , për një Shqipëri drejt Europës” theksoi kryeministri Berisha.
Prifti: Në 8 dhjetor demokratë e socialistë janë bashkë
Në festën e realizuar me rastin e ditës kombëtare të rinisë, në përkujtim të "8 dhjetorit 1990", ka marrë pjesë edhe deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Dritan Prifti. Deputeti i LSI-së e ka cilësuar këtë ngjarje si festën më të rëndësishme të shqiptarëve pas festës së Pavarësisë dhe Clirimit.
“8 dhjetori ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët. Pas festës së Pavarësisë dhe Clirimit, kjo është festa më e madhe”- u shpreh Prifti.
Prifti theksoi se edhe në këtë ditë të shënuar demokratët e socilaistët janë të bashkuar, për ta cuar Shqipërinë përpara.
Pa këtë festë nuk do kishim Shqipëri në NATO. Nuk do kishim zhvillimin që ka marrë Shqipëria në këto vite. Demokratë e socialistë janë bashkuar sot për ta cuar Shqipërinë më përpara”, përfundon Prifti
Nis tubimi me rastin e "8 dhjetorit"
Nis tubimi i organizuar nga Partia Demokratike dhe Qeveria me rastin e "8 Dhjetorit", Ditës Kombëtare të Rinisë, e cila përkujton protestat e Lëvizjes Studentore të vitit '90, që shënuan edhe rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe ardhjen e demokracisë .
Nën moton “Ti themi po Europës” apo “Shqipëria Europiane” shumica ka zgjedhur sheshin Skënderbej për të festuar Ditën e Rinisë si simbol të shembjes së murit të Berlinit në Shqipëri dhe fillimin e pluralizmit. Këngëtarë shqiptarë por dhe të huaj do të jenë pjesë e këtyre festimeve ndërkohë që pritet edhe fjala e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Lëvizja Studentore Dhjetor '90 ftoi dje të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë ditën e sotme në festën e madhe të pluralizmit dhe të lirisë në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike gjithashtu lajmëroi për ditë me radhë gjatë daljeve në media qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet partiake, që në 8 dhjetor, Ditën e Rinisë dhe Pluralizimit, të festojnë së bashku në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Duke i drejtuar ftesën gjithë shqiptarëve, kryeministri Sali Berisha tha se 8 dhjetori është “një ditë ndër më të mëdha në historinë e kombit tonë”.
Opozita i sheh këto festime si një përgjigje ndaj mitingut masiv të dy javëve më parë të zhvilluar nga opozita në Tiranë.
Por më shumë se përkujtimi të kësaj ngjarjeje, kundërshtarët e zotit Berisha dhe veçmas opozita socialiste, i shikojnë festimet e 8 dhjetorit nga maxhoranca si një përgjigje ndaj mitingut masiv të dy javëve më parë të zhvilluar nga opozita në Tiranë, ku kërkohej me ngulm hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ku dyshohet se ka manipulim votash. Opozita thotë se autoritetet po mbedhin me dhunë qytetarët në miting, ndërsa po e përdorin për përfitime politike këtë datë.
(e.n/m.a/BalkanWeb)