E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH projekte per hidrocentralet ne Shqiperi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë një hua prej 5.2 milionë euro për hidrocentralin e Korçës  për të financuar ndërtimin e dy HEC-eve në pjesën lindore të vendit. Me ndihmën e kredisë, Hidrocentrali Korçë pritet që të ndërtojë dy HEC-e– Verbë-Selcë 1 dhe 2 – që do të bëhen operativë vitin që vjen. Me një kapacitet të kombinuar prej 5 MË, dy fabrikat do të gjenerojnë deri në 23 GWh energji në vit.Ndërtimi i HEC-eve të Verbe-Selce konfirmon interesin e BERZH për energjinë e rinovueshme në Shqipëri,” thotë Fabio Serri, kreu i zyrës së BERZH në Shqipëri
Sipas kësaj zyre, BERZH është e interesuar për sektorin energjetik, pasi ka vërejtur se edhe investitorët e huaj e shohin me shume interes. Banka ka nje linje kreditimi per sektorin, dhe deri tani ka mbështetur katër projekte me një vlerë prej 20 milionë euro. BERZH synon qe brenda vitit te investojë dhe 80 milionë euro te tjera ne këtë sektor ne Shqipëri. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka realizuar në Shqipëri 52 projekte me një vlere prej rreth 2 miliardë euro. Disa ditë më parë presidenti i ri i BERZH Suma Chakrabart u takua me kryeministrin Berisha në Slloveni, ku i shprehu vlerësimin për Shqipërinë  duke ekonsideruar të suksesshëm  bashkëpunimin  dhe projektet me Shqipërinë.“E njoh Shqipërinë si një përthithëse të projekteve tona të suksesshme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi e lidhja e fortë që kemi, do të jetë afatgjatë”, u shpreh Presidenti i BERZH, duke vënë në dukje se kjo Bankë ka përgatitur një strategji të re, me mbështetje të fokusuar në projekte infrastrukture, energjie apo privatizime. Po ashtu, në fushën e forcimit të institucioneve është destinuar një fond i konsiderueshëm për të mbështetur këtë proces.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›