Demokratet dhe socialistet perzgjedhin 4 anetaret per ne KQZ

Demokratët dhe socialistët kanë përzgjedhur 4 anëtarët e tyre për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emrat që do të votohen në seancë plenare nuk ndryshojnë përfaqësimin e PD në KQZ, ata janë anëtarët aktualë, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanajn. Ndërsa Partia Socialiste heq Dëshira Subashin dhe Artan Lazen, duke çuar dy emra të rinj Denar Bibën dhe Albana Shtyllen. Denar Biba është këshilltar pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa më parë ka mbajtur të njëjtin pozicion pranë Gjykatës Kushtetuese. Albana Shtylla, prej shkurtit të këtij viti, është shefe e kabinetit të Avokatit të Popullit. Tashmë priten propozimet e partive të vogla për përzgjedhjen e 2 anëtarëve të tjerë një nga shumica parlamentare dhe një nga pakica. Pas zgjedhjes se anëtarëve, kodi parashikon zgjedhjen brenda 10 ditëve të kryetarit të KQZ-së, post për të cilin kanë aplikuar një sërë kandidatësh pranë Kuvendit të Shqipërisë