Me AMC, flisni deri në 30 lekë minuti drejt numrave celularë dhe fiks në 10 shtete
Të gjithë klientët e AMC, me parapagesë dhe me kontratë, mund të ndajnë gëzimet me të afërmit dhe të njohurit e tyre jashtë Shqipërisë, duke i sjellë më afër nëpërmjet një telefonate që kushton deri në 30 lekë për minutë. Këto paketa thirrjesh ndërkombëtare vlejnë drejt operatorëve celularë dhe fiks të 10 shteteve.
Festat e fundvitit janë për t’u ndarë me familjarët, të njohurit, me të gjithë të dashurit afër dhe pranë. Këtë vit të gjithë mund të urojnë më shumë të afërmit që nuk ndodhen pranë tyre, sepse AMC ka menduar për klientët e saj dhe të afërmit e tyre që nuk ndodhen në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës festive deri më 31 janar 2010, të gjithë abonentët AMC mund të blejnë paketa 10 minutëshe prej 400 lekësh (pa TVSH) dhe paketa 20 minutëshe prej 600 lekësh (pa TVSH). Ajo që klientët duhet të bëjnë është shumë e thjeshtë: të hyjnë në menynë AMC Easy (#100#), pastaj të zgjedhin kategorinë “Ofertat e mia” dhe kështu përfitojnë minutat për të folur me miqtë, familjarët dhe të dashurit e tyre në: Greqi, Itali, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Turqi, Gjermani, Francë, Angli, SHBA dhe Kanada. Kjo ofertë e fundvitit mundëson që abonentët e AMC të flasin drejt numrave fiks dhe telefonave celularë në të gjitha këto vende. Klientët do të kenë mundësi të blejnë 2 paketa çdo muaj, të cilat janë të vlefshme për 7 ditë që nga dita e aktivizimit.
Elbasan, biznesi kërkon miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile në Elbasan bashkuan nënshkrimet e tyre në peticionin drejtuar Parlamentit shqiptar, ku kërkohet miratimi pa vonesë i ligjit për Gjykatat Administrative, në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen për këtë qëllim nga një koalicion i përbërë nga 34 shoqata të biznesit shqiptar dhe të shoqërisë civile. Ky koalicion në përkrahje të Gjykatave Administrative po organizon një numër tryezash të rrumbullakëta me të gjithë aktorët e interesuar për t’i informuar ata mbi projektligjin që do të bëjë të mundur ngritjen e këtyre gjykatave, si dhe për t’i angazhuar ata në mbështetje të miratimit të tij sa më të shpejtë. Në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Elbasan me mbështetjen e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II (MCCA2), një marrëveshje dyvjeçare mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e financuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe e administruar nga USAID, u vu në dukje se sistemi i Gjykatave Administrative do të jetë një mekanizëm i efektshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat ligjore të të gjithë qytetarëve lidhur me çështjet administrative që kanë të bëjnë, ndër të tjera dhe me punësimin në institucionet shtetërore, prokurimet publike, tatimet, doganat, pensionet, regjistrimin dhe licencimin e biznesit, regjistrimin e pasurive të patundshme, apo dhe kthimin e kompensimin e pronave. Ndër risitë e projektligjit, i cili është përgatitur nga me ndihmën e eksperteve nga Bashkimi Evropian dhe përfshin gati të gjitha rekomandimet e bëra nga ekspertët e qeverisë, të opozitës dhe nga ekspertë të huaj, në tryezë u evidentua fakti që, në çështjet administrative, ai e vendos shtetin dhe qytetarët (individë, biznes dhe organizata të tjera), në pozita të barabarta, duke e kaluar barrën e provës mbi institucionet shtetërore; shkurton kohën për gjykimin e këtyre çështjeve nga një mesatare ekzistuese prej 130 ditësh në gjykatën e shkallës së parë në një maksimum prej 60 ditësh; shkurton në 10 ditë kohën për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave Administrative, si dhe u njeh atyre kompetencën për të ekzekutuar vendimet e veta, nëse institucionet shtetërore nuk e bëjnë këtë në kohën e duhur.