Djali që refuzoi të bëhej baba
Kishin mbaruar gjimnazin në shkolla të ndryshme, por së bashku tani shkonin në të njëjtin kolegj. U njohën në një grup fetar. Pranverë. Bari i parkut ishte shumë i gjelbër, ndërsa ajri mbante aromë gati të tepruar lulesh(...).
Qëndrimi i tyre në tavolinën e piknikut ishte identik, pak të përkulur përpara, me kurrizin disi të dalë, e me bërrylat mbështetur në gjunjë. Në këtë pozicion vajza lëkundej lehtë dhe më pas mbuloi edhe fytyrën me duar, por nuk po qante. Lane qëndronte i palëvizshëm në të njëjtin pozicion, duke parë përtej një pemë të rrëzuar mes gjethesh të thata dhe rrënjët e ekspozuara, që zgjatonin në çdo anë dhe atë re degësh të zhytura në ujë. Individi i vetëm andej pari gjendej disa tavolina larg nga ata. Qëndronte në këmbë, vetëm, duke parë gropën që kishte mbetur në tokë pas rrëzimit të pemës. Ishte ende shpejt dhe të gjitha hijet mbanin nga e djathta e ndonjëherë edhe kryqëzoheshin me njëra-tjetrën. Vajza kishte veshur një këmishë të pambuktë me kuadrate, me kopsa ngjyrë perle dhe me mëngë të gjata që nuk i kishte mbledhur. Aroma e saj ishte e mirë, e pastër, aroma e një njeriu të cilit mund t‘i besoje, por edhe ta doje dhe pse mund të mos ishe i dashuruar me të.
Lane Dean-it, parfumi i saj i kishte pëlqyer që në fillim. E ëma i thoshte se ajo ishte një vajzë e thjeshtë, kishte simpati për të, mendonte se ishte një njeri i mirë dhe kjo kuptohej menjëherë: shumë detaje të vogla e tregonin këtë. Ujërat e çonin pemën në drejtime të ndryshme, sikur të ishin duke e ngrënë(...).
Diçka që bëri Lane Dean i dha asaj sigurinë se ai do ta shoqëronte dhe se do të qëndronte gjithnjë pranë saj. E në fakt ishte ndër të paktat gjëra të sigurta që ai mund t‘i thoshte asaj. Tani, që ishte hera e dytë që ai ia përsëriste, ajo tundi kokën dhe bëri një të qeshur të palumtur, që më shumë ishte një shfryrje e ajrit nga hunda. E qeshura e saj e vërtetë ishte shumë ndryshe. Ai mund ta shoqëronte deri te salla e pritjes, kështu i tha. Do të qëndronte aty dhe do të mendonte për të, madje edhe do të ndihej keq, për këtë ajo ishte e sigurt, por ai nuk do të hynte dhe nuk do t‘i qëndronte pranë me të vërtetë. Kjo ishte kaq e vërtetë sa ai u ndje si një idiot, për faktin që këmbënguli kaq shumë. Tani e kuptonte se çfarë kishte menduar ajo sa herë ai ia kishte rithënë: nuk ia kishte lehtësuar aspak sikletin që ajo përjetonte. Më keq akoma ndihej duke qëndruar në të njëjtin vend. Situata dukej sikur mezi qëndronte në ekuilibër, sikur vetëm një fill i hollë e mbante: nëse do të lëvizte për të ngritur një krah, ose ta prekte, ajo do të rrezikonte gjithçka e do ta prishte këtë ekuilibër. E urrente veten për të qëndruarin e tij ulur si të ishte një gur. I bëhej sikur shihte veten teksa ecte në majë të gishtave pranë diçkaje që mund të shpërthente. Kështu ishte sjellë gjatë gjithë asaj jave të zezë dhe nuk i pëlqente aspak. Ai e dinte se tjetër gjë kërkohej prej tij, nga ajo përkujdesje e tmerrshme dhe sjelljeje të gurtë, por bënte gjoja me veten e tij sikur nuk kuptonte asgjë nga sa i kërkohej. Nëse nuk e thoshte me zë të lartë atë që dinte dhe që mendonte se ishte e drejtë dhe e vërtetë, bënte sikur këtë e kishte vetëm për të mirën e saj, sikur kjo të ishte për të respektuar atë dhe nevojat e saj(...).
Përveçse frekuentonte shkollën, ai punonte tek UPS në ngarkim shkarkimin e pakove. Dy ditë më parë ishte zgjuar shumë herët dhe u mundua të lutej, por pa ia dalë mbanë. Gjithnjë e më shumë ndiente se po ngurtësohej. E vërteta ishte kjo. Lane Dean ndiente diellin që i rrihte në njërin krah dhe ndërkaq e shihte veten në anën e shinave të trenit, duke ia bërë mekanikisht me dorë diçkaje që gjithnjë e më shumë zvogëlohej, ndërsa treni gjithnjë e më shumë largohej nga stacioni. Flokët e Sheri-t ishin gati bionde në të grurtë, shumë të pastër dhe lëkura i shkëlqente nën rrezet e diellit. Kishin kohë që qëndronin ulur, aq sa tani vetëm ana e tyre e majtë ishte në hije. Lane arrinte vetëm t‘i shihte kokën, por jo atë. Nga të dy ata, ajo ishte më inteligjentja dhe këtë e dinin. Nuk ishte vetëm shkolla, përkundrazi, Lane Dean studionte në Fakultetin Ekonomik, për Biznes dhe nuk shkonte aspak keq. Ajo ishte një vit më e madhe se ai, ishte 20 vjeçe, por ishte edhe më... Lane-s gjithnjë i ishte dukur se ajo ishte në paqe me jetën e saj, në një mënyrë që nuk mund të shpjegohej vetëm me moshën. Për ta thënë si mamaja e tij: ajo ishte nga ato që e dinte se çfarë donte, ose thënë ndryshe, ajo donte të bëhej infermiere, një kurs jo shumë i thjeshtë në Poeria Junior College, e për më shumë punonte si kameriere në Embars e me përpjekjet e saj kishte arritur edhe të blinte vetë një makinë. Lane-s i pëlqente serioziteti që Sher kishte. Atij i pëlqente parfumi i saj, i pëlqenin krahët e mëndafshtë, si edhe ajo ulërima e hollë që nxirrte sa herë që diçka e bënte për të qeshur. Ajo i kishte pëlqyer gjithnjë edhe për faktin e thjeshtë të të qëndruarit dhe të biseduarit me të. Kishte një seriozitet besimi dhe vlerash që Lane i kishte përzemër por që tani, ndërsa qëndronin në të njëjtën tavolinë, filloi ta merrte pak frikë. Kjo ishte e tmerrshme. Po niste të besonte që nuk ishte edhe shumë serioz në besimin e tij. Ndoshta ishte një lloj hipokriti dhe ky do të ishte një mëkat shumë më i rëndë se takimi: për këtë nuk kishte dyshime. Kishte një dëshirë të dëshpëruar për të qenë një njeri më i mirë, për t‘u ndier ende i tillë(...). Takimi u la për pasdite, por kur zilja ra dhe kur nëna e tij e thirri nga fundi i shkallëve, ai e kuptoi dhe filloi ta pushtonte një ndjenjë e tmerrshme boshllëku. Nuk dinte se çfarë të bënte. Ishte i sigurt se nëse do të niste t‘i impononte ndonjë ide të vetën, do të ishte e tmerrshme dhe e gabuar. Por po mundohej të kuptonte. Ishin lutur së bashku për këtë gjë dhe e kishin diskutuar gjatë. Lane tha se i vinte shumë keq, ajo e dinte. Duhej t‘ia thoshte, sepse mendonte se e dinte se si duhej të ndihej, teksa momenti afrohej pak e nga pak dhe se sa frikë duhej të kishte ajo, por gjëja që nuk po arrinte të kuptonte ishte nëse bëhej fjalë edhe për diçka tjetër. Ai ishte totalisht i palëvizshëm, përveç gojës, ose të paktën kështu i dukej. Ajo nuk u përgjigj. Lane i tha se nëse kishte nevojë të lutej akoma ose të fliste, ai ishte aty, gati. Takimi mund edhe të shtyhej: mjaft që ajo të thoshte një fjalë të vetme dhe mund të telefononin për të spostuar takimin, për të marrë pak më shumë kohë për të qenë të sigurt për vendimin e marrë. Ndodhi shumë shpejt dhe të dy e dimë këtë, i tha. Kjo ishte e vërtetë, e mendonte seriozisht, e megjithatë ai e dinte se edhe pse po mundohej të thoshte gjëra që ta çelnin dhe t‘i përgjigjej aq sa duhej, në mënyrë që të kuptonte se si ishte ajo, t‘i lexonte zemrën e më pas ta bindte për të ecur para drejt asaj rruge. Këtë e kuptonte, por pa ia pranuar vetes se ishte kjo ajo çfarë dëshironte më shumë, sepse në këtë pikë do të ishte një hipokrit dhe një gënjeshtar. E dinte, se dikur në një vend të vogël të vetes, të mbyllur me çelës, se përse nuk kishte shkuar të këshillohej me askënd, as me të at Steve-n e as me miqtë e grupit studentor të lutjes, as me miqtë e tij të UPS-it apo me udhërrëfyesit shpirtërorë, të cilët mund t‘i gjente në kishën e vjetër të prindërve të tij. Por nuk e dinte se si as Sheri nuk kishte shkuar tek at Steve: nuk arrinte t‘ia lexonte zemrën. Ishte shuar. Atij i vinte vërtet keq për gjithë sa kishte ndodhur. Tani arrinte të kuptonte se përse quhej një mëkat, në të vërtetë nuk kishte të bënte aspak me normat e një shoqërie të vjetruar. I dukej se kishte degraduar dhe e ndiente veten të poshtëruar që e kishte bërë atë gjë dhe tani ishte i bindur se normat ekzistonin për një motiv të caktuar. Ato i përkisnin atij personalisht si individ. I premtoi Zotit se e kishte mësuar mësimin. Por, po sikur edhe ky të ishte një premtim fals, nga ana e një hipokriti që pendohej vetëm për ato që bënte, që premtonte bindje, por që në të vërtetë dëshironte vetëm pezullimin e dënimit?(...)
E vërteta ishte kjo. Të gjitha këndvështrimet dhe rrugët, të cilat kishin marrë së bashku dhe që i kishin çuar në këtë përfundim, asnjëherë nuk e përfshinin atë fjalë, sepse nëse do ta kishte thënë sikur edhe një herë të vetme, nëse do të ishte betuar se e donte me të vërtetë, që e dashuronte Sheri Fisher-in, atëherë gjithçka do të kishte ndryshuar. Nuk do të kishte qenë një këndvështrim, apo një sjellje ndryshe, do të kishte qenë ndryshe pikërisht gjëja për të cilën ishin duke e marrë vendimin së bashku. Ndonjëherë ishin lutur së bashku edhe nëpërmjet telefonit, duke përdorur një lloj të foluri në kod, në rast se dikush do të ngrinte gabimisht receptorin. Ajo vazhdonte të qëndronte e ulur e mbështjellë me mendimet e saj. Ai shihte përtej saj, shihte pemën në ujë. Por nuk mund t‘ia thoshte, nuk ishte e vërtetë, nuk ishte hapur deri në atë pikë sa t‘ia thoshte se nuk e donte (...).
Nuk ishte një hipokrit, ishte vetëm i thyer dhe i ndarë si të gjithë meshkujt. Kohë më vonë do të bindej se kishte ndodhur kjo: për një moment e kishte parë veten dhe Sherin siç i shihte edhe Jezusi: dy njerëz të verbër që ecnin përpara me dëshirën për t‘i pëlqyer Zotit, pavarësisht natyrës së tyre jo perfekte që nga lindja. Sepse pikërisht në atë moment Lane pa me shpejtësinë e dritës në zemrën e Sheri-t, e cila i rrëfeu atë çfarë do të ndodhte pas pak.
Vajza e thjeshtë, me parfumin e mirë dhe që donte të bëhej infermiere, do të merrte në prehrin e saj duart e Lane-s dhe do t‘i thoshte se nuk do t‘ia dilte dot, nuk mund ta bënte. Do t‘i thoshte se i vinte keq që nuk e kishte kuptuar më parë, se nuk e kishte gënjyer me kast: kishte thënë po, sepse donte të tregonte se ishte e zonja, por nuk është kështu. Në të vërtetë dëshiron ta çojë përpara këtë gjë dhe dëshiron ta mbajë, nuk mund të bëjë ndryshe. Këtë do t‘ia thotë me vështrim të qartë e të drejtpërdrejtë: se dje, gjatë gjithë natës është lutur dhe ka parë brenda vetes e ka vendosur se dashuria i imponon pikërisht këtë. Ajo do ti thotë: "Lane duhet të lutem, të lutem zemër, do ta çoj deri në fund këtë". Do ti thotë se ky është një vendim i saji dhe se ai nuk duhet ta ndiejë veten të detyruar. Se ajo e di që ai nuk e do, jo në atë kuptim të paktën, ajo prej kohësh e di këtë, por s‘ka gjë. Ajo do ta çojë përpara këtë gjë dhe do ta mbajë e do ta dojë dhe nuk do të pretendojë asgjë nga Lane, përveçse t‘i urojë fat të mbarë dhe të respektojë vendimin e saj: ta lërë të lirë dhe të heqë dorë nga çdo e drejtë ndaj tij dhe se shpreson që ai të përfundojë kolegjin dhe të ecë mirë në jetë dhe të ketë të gjithë lumturinë e të mirat e kësaj bote.
Zëri i saj do të jetë i qartë dhe ajo do të jetë duke gënjyer, sepse Lane-s iu dha mundësia të lexojë në zemrën e Sherit. Të shohë brenda saj(...)Sheri Fisher do ta çojë përpara edhe pse e vetme shtatzëninë, por ajo nuk mund të përballet e as të çnderojë familjen e saj. Vlerat i bllokojnë rrugën ngado, Lane arriti të shihte qartë, dhe nuk ka mundësi zgjedhjeje: gënjeshtra e tij nuk është mëkat.
Aty në tavolinë, ai nuk është më i ngurtësuar, por ende nuk po lëviz. Lane Dean arrin t‘i shohë të gjitha dhe ndien mëshirë, e madje edhe diçka më shumë, diçka së cilës nuk arrin t‘i vendosë një emër, që i vjen në formën e një pyetjeje që asnjëherë më parë nuk i kishte ardhur në mendje: përse është kaq i sigurt se nuk e dashuron? Përse një lloj dashurie duhet të jetë ndryshe nga të tjerat? Po sikur të mos e kishte aspak idenë se çfarë është dashuria? Çfarë do të bënte vetë Jezusi? Përse pikërisht dhe vetëm në ato momente ai ndjeu duart e saj te të tijat dhe kjo ta bënte të kthehej për ta vështruar? Por sikur e gjitha të ishte vetëm frikë dhe sikur të mos ishte gjë tjetër veçse ajo dhe se gjëja për të cilën duhej të lutej të mos ishte për dashurinë, por vetëm për kurajën, kurajën për ta parë në sy, ndërsa ajo i thotë gjithçka, kurajën për t‘i besuar zemrës?
Memoriali më 23 tetor
De Lillo, Franzen Zadie Smith...
Të gjithë së bashku për DFW
Shkrimtarë, botues, lexues. Të shumtë do të jenë ata që do të mblidhen ditën e mërkurë në Nju Jork për të përshëndetur David Foster Wallace, shkrimtarin i cili ndërroi jetë pas vetëvrasjes më 12 shtator në shtëpinë e tij në Claremont në Kaliforni. Memoriali i organizuar nga botuesi i tij do të jetë si një takim spontan. Nuk ka një program zyrtar, por ajo që dihet është se më 23 tetor mes atyre që do të përkujtojnë DFW, do të jenë edhe kolegët e tij Don De Lillo, Jonathan Franzen, Zadi Smith etj. Nuk do të mungojnë as autorë të gjeneratës së tij. DFW ishte nga ata shkrimtarë që ka ndryshuar strukturën, gjuhën dhe përdorimin e ironisë në narrativën amerikane, shumë e kanë krahasuar edhe me James Joyce. "Magjistari i prozës", i cili sapo kishte mbushur 46 vjeç, për herë të parë u bë i njohur me publikun me prozën e tij "Fshesa e sistemit".