BETEJA PER KREUN E PS-së
Votat për LSI-në ishin jo vetëm vota kundër PS-së, po aq sa ç‘ishin të tilla edhe votat që ka marrë e djathta, por janë të destinuara të vazhdojnë ta sharrojnë në mes të majtën, nëse Partia Socialiste nuk ndryshon vetveten për t‘u bërë, përmes reformimit e modernizimit të mëtejshëm të saj, edhe flamurtare e ribashkimit të së majtës. S‘duhet të ketë njeri iluzione se mund të fitohen zgjedhje pa këtë reformim, modernizim e ribashkim të të gjithë të majtëve në një subjekt politik federal.
Këto fjalë nuk janë të autorit të këtij shkrimi - janë fjalë që kanë dalë nga goja e Edi Ramës, gjatë një interviste, dhënë "Zërit të Popullit" në verën e vitit 2005. Fatkeqësisht për PS-në, parashikimi i bërë nga Rama para katër vjetësh rezultoi më se i saktë në 28 Qershorin e 2009-ës. Kështu, në qoftë se do të ishte futur në zgjedhjet e 28 Qershorit si udhëheqës i një koalicioni të madh të së majtës, Rama do të kishte siguruar zyrtarisht 71 vota në Kuvend për të krijuar qeverinë e së majtës. Ndërsa sot, sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së, ka 5 më pak se sa ky numër magjik.
Dhe pozicioni i PS-së për zgjedhjet e ardhshme bëhet akoma më i vështirë nga fakti se LSI-ja, ndryshe nga katër vitet e mëparshme, nuk do të jetë më në opozitë, por pjesë e qeverisë. Dhe ajo mund të rikthehet në opozitë vetëm në qoftë se Ilir Meta sheh një hapësirë tek e majta për të realizuar ëndrrën e tij të kahershme - të bëhet udhëheqës i saj. Por ai e di se, për sa kohë PS-ja udhëhiqet prej Edi Ramës, dera e së majtës do të jetë krejtësisht e mbyllur për të.
Pra, PS-ja ndodhet tani para një udhëkryqi të vështirë. Nga njëra anë, ajo ka alternativën e rizgjedhjes së Ramës në krye të saj dhe bërjen e një opozite të ashpër ndaj Berishës, por me gjasa të ngjashme me të 2009-ës për të fituar në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa, nga ana tjetër, ajo ka alternativën e zgjedhjes në krye të saj të një udhëheqësi "të butë" si Malaj apo Blushi, të cilët nuk ofrojnë një opozitë po aq të ashpër sa të Ramës, por që hapin mundësinë për bashkimin e paarritur deri më sot të së majtës.
Dhe a do të kenë ndonjë shans Malaj apo Blushi për të bindur bazën e PS-së, e për më tepër nomenklaturën e saj, se rruga e butë që ata propozojnë do ta rikthejë atë në pushtet? Gjasat janë të vogla. Dhe ja pse:
Së pari, në katër vitet e shkuara, Rama ka kultivuar te militantët socialistë aurën e udhëheqësit të fortë e autoritar, i cili mund ta mbajë partinë kompakte nën udhëheqjen e tij. Frika e një përsëritjeje të situatës së viteve 1999-2001 në PS, kur betejat Majko-Nano-Meta për kontrollin e partisë e dobësuan atë, ka gjasa t‘i shtyjë militantët socialistë me shumicë drejt alternativës Rama.
Së dyti, shumica e militantëve socialistë, të bindur se nuk i humbën zgjedhjet, si dhe të lënduar fort nga ajo që ata e quajnë tradhtia e Metës, duket se duan që në krye të tyre të jetë njeriu që do të artikulojë sulmet më të ashpra të mundshme ndaj Berishës për vjedhjen e votave, si edhe ndaj Metës për shansin që i dha Berishës të riqeverisë vendin.
Së treti, forumet drejtuese të PS-së në qendër dhe në qarqet, si dhe grupi parlamentar i saj, janë mbushur me njerëz të promovuar rishtazi nga Edi Rama, apo me figura të vjetra të kthyera në aleatë të vendosur të tij. Duke pasur me vete shumicën e nomenklaturës socialiste, Rama është pothuajse i blinduar nga sfida që Malaj ka deklaruar se do t‘i bëjë atij për postin e kryetarit të partisë dhe që Blushi duket se po matet t‘ia bëjë.
Së fundi, por jo më së pakti, është një politikan në PS, i cili, në 18 vjetët e shkuara, ka qenë faktori përcaktues në betejat për udhëheqjen e partisë - cilido që është përkrahur prej tij ka qenë gjithnjë njeriu më i fuqishëm i saj. Emri i këtij politikani është Gramoz Ruçi. Dhe ai aktualisht përkrah hapur Edi Ramën.
Kuptohet që Malaj, i cili e njeh nga afër PS-në që prej vitit 1991, por edhe Blushi, i cili iu bashkëngjit asaj më vonë, janë në gjendje të bëjnë analizën e gjasave të suksesit të sfidës së tyre ndaj Ramës. Por sidoqoftë, ata i janë futur tashmë kësaj rruge, sado e përpjetë që duket ajo. Dhe jo thjesht për të luajtur zarat në rulet.
Malaj dhe Blushi, ashtu si dikur Edi Rama, nuk kanë iluzione se mund të fitohen zgjedhje pa një reformim, modernizim e ribashkim të të gjithë të majtëve në një subjekt politik federal - gjë e cila nuk ka gjasa të ndodhë për sa kohë PS-ja do të udhëhiqet nga Rama. Të bindur për këtë gjë, nëpërmjet sfidës së sotme ndaj Edi Ramës, Malaj dhe Blushi duan të regjistrojnë në analet e opinionit publik parashikimin për humbjen e dytë të madhe të tij, në mënyrë që të kenë pas saj të drejtën morale për të kërkuar me plot gojë postin e kryetarit të partisë.