E Diel, 1 Nëntor 2026

BE“kthen fytyrën” nga ekonomia dhe varfëria

Prof. Dr. ANASTAS ANGJELI * Mesazhet e para në këtë fillim viti, nga Bashkimi Evropian, megjithë funksionet dhe qëllimet shumëdimensionale të këtij bashkimi, fokusohen kryesisht në drejtim të ekonomisë, pasojave të krizës ekonomike globale dhe sidomos në luftën kundër varfërisë.  Kjo duket jo vetëm në shpalljen e luftës kundër varfërisë, si objektivin e saj madhor për vitin 2010 por edhe në faktin se nga zyra e Presidentit të BE-së, Herman Van Rompuy, u dha njoftimi se “një samit i jashtëzakonshëm për ekonominë” do të mbledh kryetarët e shteteve të BE-së, më 11 shkurt të këtij viti. “Ne kemi nevojë për më tepër rritje ekonomike, që të financojmë modelin tonë sociale dhe të ruajmë stilin tonë evropian të jetesës” - ishte një nga deklaratat e ditës së parë të punës në këtë vit të Presidentit të sapozgjedhur të BE-së.  Me sa duket efektet e krizës ekonomike globale do të jenë të pranishme edhe gjatë vitit 2010. Megjithë fillimin e kthesës (pas krizës globale) jo vetëm në ekonominë amerikane, por edhe në ekonomitë më të forta të BE-së, pasojat ekonomike, sociale dhe të papunësisë e varfërisë, do të jenë të pranishme, ku më shumë e ku më pak, përgjithësisht në të gjithë vendet e BE-së. Jo vetëm kaq, por “në vendet anëtare të reja” dhe ato kandidate, me sa duket, gjatë këtij viti pasojat dhe efektet e kësaj krize do të jenë më prezente. Prandaj në këtë Samit pritet të fillojnë diskutimet jo vetëm për përballimin e efekteve të tanishme të krizës aktuale globale,(siç është vepruar deri tani, ku ka funksionuar një aleancë globale për përballimin e krizës globale), por edhe për përgatitjen e një plani 10-të vjeçar të zhvillimit ekonomike social të BE-së. Me sa duket, kjo situatë dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që:  BASHKIMI EVROPIAN - “RIKTHIM” Në TRAKTATIN E MASTRIHTIT.Gati 30 vjet më parë, Bashkimi Evropian, me Traktatin e Mastrihtit hodhi themelet e modelit të zhvillimit ekonomik të vendeve anëtare të saj. Ky traktat paraqiti dhe orientoi pesë drejtimet e mëdha të zhvillimit të politikave ekonomike të BE-së, (tashmë të mirënjohura nga të gjithë) ku përfshiheshin:nEkonomia e shëndoshë, që nënkupton një stabilitet në kushtet e inflacionit e të dizekuilibrave të ekonomisë evropiane.n Ekonomi e hapur, që ishte jetësore për Bashkësinë, sidomos për të ardhmen në luftën për konkurrencën.nEkonomi e decentralizuar, sepse ekonomia e tregut është një ekonomi e decentralizuar.n Ekonomi competitive dhen Ekonomi Solidare.  Zhvillimet shumëvjeçare të vendeve të BE-së, proceset integruese dhe zgjerimi i unionit, sidomos pas rënies së murit të Berlinit dhe shembjes së komunizmit, zhvillimet e sotme globale dhe kriza ekonomike e financiare globale e dy tre viteve të fundit, e gërshetuar kjo me krizën e produkteve ushqimore dhe atë të naftës, ngrohja globale dhe  çështjet e energjisë, rritja e popullsisë së globit dhe shtimi i problemeve sociale edhe në vendet e BE-së, i papunësisë, rikonfigurimi i tregut të punës, problemit e edukimit etj, nuk mund të mos rikonsideroheshin nga “Shtabi Drejtues i BE-së” dhe Presidenti i saj i ri i porsazgjedhur. Janë këta faktorë dhe shumë të tjerë që në samitin e shkurtit 2010, plani i ri 10-vjeçar i zhvillimit ekonomik e social të vendeve të BE-së të “rikthehet” në principet dhe kriteret e Mastrihtit, por me një këndvështrim të ri, të një përvoje gati 30–vjeçare zhvillimi, të problemeve që kriza globale nxori në pah dhe të perspektives së ardhshme të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale të BE-së dhe të atyre globale.Kjo dëshmohet edhe nga buxheti i vitit 2010 i BE-së, i cili fokusohet në prioritete që garantojnë përballimin e efekteve të krizës globale dhe orientohen në mbështetjen e politikave të zhvillimit, që garantojnë një rigjallërim ekonomik dhe një jetë më të mirë evropiane. Rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës do të jetë në “sytë “e Buxhetit të BE-së për vitin 2010-të. Ndërkaq, 45 % ose 64 bilionë euro, nga 141 bilionë euro të fondeve të BE-së do të fokusohen për edukim, kërkim shkencor dhe inovacione. Mbështetja për projektet energjetike, të ambientit të zhvillimit të agroindustrisë, projektet ndërkufitare dhe ndihma ndaj vendeve me pak të zhvilluara do të mbeten gjithashtu prioritet.  LUFTA KUNDëR VARFëRISë-PRIORITET I BE-së Në 2010Dhjetë vjet më parë liderët evropianë premtuan që do t’u jepnin fund varfërisë në BE deri në vitin 2010, por ky objektiv duket i paarritshëm, megjithëse situata nuk është e pashpresë. Kthimi në një “vështrim të ri” i kritereve të Mastrihtit ,sidomos nxjerrja në pah e një nga kritereve më të rëndësishme, atij të Solidaritetit, e ka bërë Bashkimin Evropian, të shpallë luftën kundër varfërisë, si objektivin kryesor të viti 2010.Padyshim që zhvillimet dhe zgjerimet e Bashkimit Evropian dhe kriza ekonomike e financiare globale, duke ndikuar në ndryshimet në tregun e punës, në rritjen e papunësisë(në tetor 2009 arriti në 9.3 %, në 27 vende të BE), përfshirja e më shumë kulturave e mentaliteteve, kanë çuar në shumë ndryshime që kanë ndikuar në “modelin e jetesës evropiane”. Sipas të dhënave të EUROSTAT, më shumë se 15 % e popullsisë jetojnë nën deri në nivelin e varfërisë.(ose 80 milionë e popullsisë evropiane) Gjithashtu. 1 në 10 evropian jeton në një shtëpi ku askush nuk punon. Për 8% të evropianëve, të kesh një punë, nuk është e mjaftueshme për të dalë nga varfëria.  Kësisoj, një rol të rëndësishëm ka marrë studimi i përcaktimit të treguesve ekonomikë që përcaktojnë më saktë zhvillimin ekonomik të një vendi(indikatorët e rritjes), përmes rimodelimit të një matësi të ri. Debati se çfarë lloji rritje ekonomike është e dëshirueshme nga ana sociale dhe e qëndrueshme për ambientin që na rrethon në botën e post krizës, e sidomos në BE, është ndezur tashmë dhe pritet të jetë më në fokus gjatë vitit 2010, pse jo dhe në Samitin e 11 Shkurtit.Kjo sepse, kriza aktuale dhe pasojat e saj dhe zhvillimet sociale në vendet evropiane por edhe në shkallë globale, kanë bërë që shumë ekonomistë të denoncojnë GDP si një mirazh, që injoron vlerat sociale të një aktiviteti, prandaj po kërkohet për një tjetër matës (etalon), por secila prej tyre mund të ketë pengesat dhe kufizimet e saj. Sipas tyre, rreth botës matësit standardë të performancës ekonomike papritur po prodhojnë rezultata të tmerrshme. Ndoshta është koha për t’i ndryshuar ato. Shumë ekspertë bien dakord që matësi i zakonshëm i përdorur GDP, është një matës jo perfekt i aktivitetit ekonomik. Por ka vetëm një dyshim, sepse asnjë nuk ka shpikur një matës më të mirë. Pikërisht, për këtë, siç dihet tashmë, një komision i përbërë prej 24 anëtarësh të cilët janë ekonomist premtues dhe me në zë, të drejtuar nga Joseph Stigliz dhe Amartya Sen, të dy fitues të çmimit “Nobel”,po tentojnë rreth përmirësimit të mënyrave të llogarimbajtjes së ekonomisë. Qëllimi është që, të dhënat ekonomike të bëhen më të kuptueshme dhe më të plota për publikun dhe më të përshtatshme për politikbërësit kur flasin duke pasur parasysh faktorë të tillë si: Degradimin ambiental dhe Cilësinë e jetës(mirëqënie apo varfëri). Në ndryshimin e mënyrës sesi më anën e disa treguesve të rinj mund të  llogaritet aktiviteti ekonomik, shpresohet që mund të  bëhet e mundur të ndikohet në ndryshimin e prioriteteve politike dhe të ndërtohet një  “shoqëri më e lumtur nga pikëpamja sociale”.Por, kthimi i fytyrës së Evropës nga solidariteti social dhe lufta kundër varfërisë, si objektiv kryesor i vitit 2010, nuk është vetëm një çështje e “teorisë” dhe e “treguesve matës” të zhvillimit ekonomik dhe nivelit të jetesës. Më tepër se kaq, ai është një program masash konkrete, pjesë e një plani afatgjatë, që Samiti i 11 Shkurtit, pritet të fillojë të diskutojë.SHQIPëRIA-INTEGRIMI-EKONOMIA DHE VARFëRIA.Viti ekonomik e social që lamë pas ishte një vit i vështirë. Në një vit po të vështirë porsa jemi futur. Kriza ekonomike e financiare globale, me sa duket, do të vazhdojë të ndikojë... Ndërkaq, “etja evropiane e Shqipërisë nuk shteret” dhe Ajo “po vrapon” në plotësimin e pyetësorit për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE.Por, objektivat themelor të BE-së për vitin 2010, për “kthim të fytyrës” nga zhvillimet ekonomike dhe lufta ndaj varfërisë, duhet të jenë një mesazh “kujtese” për përballjen me shumë sfida:Së pari, zgjidhjen e krizës politike në vend, si parakusht për vazhdimin e reformave të gjithanshme integruese dhe zhvilluese.Së dyti, vazhdimin e politikave që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik (kontrollin mbi treguesit kryesor të rritjes ekonomike, deficitit buxhetor, inflacionit, borxhit)etj.Së treti, paraqitjen e një vizioni të zhvillimit ekonomik e social të ri të vendit(tashmë kanë kaluar 20 vjet tranzicion) në këndvështrimin e perspektivës së zhvillimit ekonomik e social të ri të BE-së.Së katërti, një menaxhim eficente të financave publike, me filozofi ekonomike “larg” popullizmit dhe motiveve vetëm politike.Së pesti, vazhdimin e rritjes së “vigjilencës” në sistemin bankar, të forcimit të rregullave të mbikëqyrjes së rritjes së rolit të këtij sistemi në kreditimin e ekonomisë dhe të frenimit të rritjes së “kredive të këqija”, sigurimit të likujditeteve si dhe të ruajtjes së qëndrueshmërisë së monedhës sonë kombëtare, lekut, që vazhdon të zhvlerësohet.Së gjashti, thellimi i ristrukturimit të ekonomisë duke ripërcaktuar prioritetet e zhvillimit(duke u nisur nga përvoja 20-vjeçare ,nga zhvillimet dhe pasojat e krizës globale dhe shkalla e integrimit të ekonomisë shqiptare)Së shtati, rishikimi dhe fillimi i një reforme radikale në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe asaj shëndetësore, sidomos në konseguencën për zbatimin e saj dhe njëhersh vazhdimin e reformave të nisura në fushën e edukimit, zhvillimeve teknologjike dhe inovatore, për të arritur standardet që kërkon integrimi në BE.Së teti, realizimi sa më i shpejtë i reformës territoriale, si një instrument i rëndësishëm për zhvillimet urbane dhe funksionimin e financave dhe buxheteve lokale.Së nënti, reflektim maksimal ndaj fenomeneve të ekonomisë së gjelbër, ngrohjes globale dhe sidomos menaxhimin efektiv të situatës energjetike në vend, duke mbështetur projekte me ndikim real në këtë fushë.Së dhjeti, më në fund, por që është një sfidë shumë e rëndësishme, mbetet lufta kundër varfërisë, përmes projekteve dhe programeve konkrete të zhvillimit dhe veçanërisht të punësimit, të kujdesit social, dhe të mbrojtjes dhe kompensimit të konsumatorit.. * * *Kthimi i “fytyrës evropiane” nga ekonomia dhe lufta kundër varfërisë, për vitin 2010 është një mesazh domethënës jo vetëm për vendet anëtare të Bë-së, por për të gjithë vendet e kontinentit tonë, përfshi dhe vendet e rajonit dhe të Shqipërisë. Ky mesazh mbart me vete faktin se kriza ekonomike financiare globale do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2010 dhe se për zhvillimet ekonomike e sociale të 10 viteve të ardhshme, kërkohet një vizion i ri, një reflektim. Shqipëria duhet të jetë pjesë e kësaj filozofie të re zhvillimi dhe të jetës evropiane.* REKTOR Në UMSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›