BIK: Nuk e kemi suspenduar hoxhë Irfan Salihun

(E plotësuar) Bashkësia Islame e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e plasuar se Myftiu i Kosovës, Naim, Tërnava pas takimit me gratë deputete të Parlamentit të Kosovës, ka suspendoi nga puna, imamin nga Prizreni, Irfan ef. Salihu, për gjuhën e përdorur të tij gjatë ligjëratës së ditës së premte, kundrejt gjinisë femërore.
“Bashkësia Islame e Kosovës përgënjeshtron këtë informacion të plasuar nga Rtk. Një gjë e tillë nuk qëndron, përderisa me rastin në fjalë, kryesia do të merret konform Kushtetutës së BIK-ut dhe ligjeve në fuqi. Pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të rregullta ligjore të BIK-ut, kryesia do të del me një deklaratë apo qëndrim publik për opinionin kosovar”, thuhet në reagim e BIK-ut.
...............
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e hoxhë Irfan Salihut, pasi që ky i fundit kishte komentuar dhe fyer femrën shqiptare në një video të shkarkuar në interent.
Hoxhë Irfani ka qenë kryetemë e medieve të Kosovës kohëve të fundit për komentet e tij në you-tube për amoralitetin e femrave shqiptare.
Pasi Express kishte publikuar para dy dite videon e Hoxhë Irfan Salihut, reagime kishin ardhur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës të cilat e kanë cilësuar gjuhë denigruese "predikimin" që ka bërë imami.
Gratë Deputete thanë se Hoxha ka përdorur gjuhë helmuese që dhunon të drejtat e njeriut ndërsa është kërkuar nga BIK'u që të distancohet nga Irfan Salihu, transmeton Express.
Reagime kishte pasur edhe nga Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ndërkaq reagimet e këtyre dy palëve partia LISBA konsideronte se këto janë më shumë sulme në drejtim të hoxhës. Ajo i ka quajtur sulme të paskrupullta ato që janë thënë për hoxhën nëpër media.
Hoxhë Irfan Salihu, aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit dhe deri me tani ka qenë Imam në xhaminë Suzi Zerrini në këtë qytet./Indeksonline/