E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i e fton edhe Xhemailin për intervistim

Kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli, është ftuar përmes telefonit nga EULEX, që nesër të paraqitet për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit, për një nga proceset që po zhvillohen kundër luftëtarëve të UÇK-së.

“Xhemajli, ka konfirmuar se nuk do të paraqitet para organeve të EULEX-it me vetdëshirë. Ky vendim i kryetarit Muharrem Xhemajli, bazohet në vendimin 05/2011 të Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së mbajtur me 7 maj 2011”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.

Në këtë vendim mes tjerash thuhet: “OVL të UÇK-së iu bën thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›