E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, jo para datës 20 tetor

Zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të mbahen para datës 20 tetor të këtij viti.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se, nëse brenda dhjetë dite nuk caktohet data e zgjedhjeve, atëherë ato do të mbahen në nëntor, por nuk përjashtohet mundësia që ato të mbahen edhe vitin e ardhshëm.

Mësohet se deri tani, nga listat e votuesve janë larguar rreth 30 mijë votues, 20 mijë prej tyre të vdekur dhe 10 mijë të cilët kanë tërhequr nënshtetësinë./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›