E Shtunë, 31 Tetor 2026

BIK ndihmon Veriun e Shqipërisë

Bashkësia Islame më 15 janar tubon ndihma në të gjitha xhamitë e Kosovës, për popullatën e prekur nga vërshimet në veri të Shqipërisë, dhe ka hapur edhe llogari rrjedhëse në NLB lidhur me këtë qëllim.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar po përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz. Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga përmbytjet, këtyre ditëve ka vendosur që të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura. Aksioni do të zhvillohet pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës.

Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia ka udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t'i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive. Kryesia e BIK për këtë aksion, përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjithë Këshillat vendor që të bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që aksioni të jetë sa më masiv, porse ka kërkuar nga Këshillat vendor një mobilizim të posaçëm. Kryesia e BIK apelon tek xhematlinjt dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, e që kanë mundësi materiale të kontribuojnë me pasurinë e tyre që sado pak t'ua lehtësojmë vështirësitë vëllezërve tanë që këto ditë po kalojnë në një situatë të rënd.

Për këtë qëllim Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka hapur në NLB Prishtina një xhirollogari bankare ku të gjithë të interesuar mund të japin kontributet e tyre: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndihmë Shkodrës, NLB Prishtina 17080009000003687.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›