E Shtunë, 31 Tetor 2026

“BILD”: “Ja lojtarët më të paguar”

Një klasifikim tipik "made in Germany" për të kuptuar transferimet më të kushtueshme në historinë e futbollit. Gazeta popullore gjermane "Bild" ndërtoi një listë, ku, sipas saj, Nikolas Anelka, blerja e re e Celsit, është edhe lojtari më i paguar në historinë e futbollit: shuma e derdhur nga klube të ndryshme për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez arrin në një shifër faronike, 132 milionë euro. Më në fund, në "oborrin" e Avram Grant mbërriti Nikolas Anelka. Sulmuesi francez do të lidhet me Celsin me një kontratë katërvjecare (skadon në vitin 2012). Sipas "Sky Sports", në shtëpinë e Boltonit do të derdhet një shifër afërsisht 20 milionë euro. Konfirmimi i marrëveshjes u publikua në uebsajtin e klubit francez.
KRESPO
Pas sulmuesit francez renditet Hernan Krespo me 121 milionë euro, ndërsa në vend të tretë është Zinedin Zidane (Bordo, Juventus, Real i Madridit) për një total prej 115 milionë eurosh. Ish-sulmuesi i Juventusit mban edhe rekordin e transferimit më të shtrenjë në histori, kur në vitin 2001 u transferua te Reali i Madridit, që pagoi për të siguruar shërbimet e "Topit të artë", duke derdhur 73.5 milionë euro në arkën e Juventusit. Vendi i katërt i takon Ronaldos (PSV Eindhoven, Barcelona, Inter, Real, dhe Milan) për një shumë të përgjithshme prej 101 milionë euro, Devid Bekam është në vendin e pestë (37,5 mln euro) dhe më pas Ronaldinjo (Porto Alegre, PSG e Barcelona) për një total pre 37,4 milionë euro.

Transferimet e Anelka në detaje:
Nga PSG te Arsenal 0,76
Te Reali i Madridit 35
Te PSG 34,5
Te Mancester Siti 19,8
Te Fenerbahce 10
Te Boltoni 12
Te Celsi 20, 04
Totali 132
* Shifrat janë në milionë euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›