Maradona, bluzë Ahmadinexhadit

Edhe pse mori kritika të mëdha nga komuniteti hebre në Argjentinë, Maradona i dhuroi bluzën e tij presidentit të Iranit, Ahmadinexhad. Dhurata iu cua në Teheran nga ambasadori i Iranit në Buenos Aires. Sipas agjencisë iraniane "Irna", Maradona e vlerësoi Ahmadinexhadin si një person me vlera, i cili lufton për drejtësi popullore. Maradona i ka kërkuar edhe një takim privat kreut të shtetit të Iranit.
Albania Sport