Zidan: “Më mungon futbolli, dua të kthehem”

Paris (France)- "Më pëlqen të kthehem në futboll, por nuk e di se në cfarë mënyre". Idhulli i madh i futbollit francez, Zinedin Zidan (35 vjec), dëshiron të kthehet sërish në futboll. Gazeta franceze "L'Equipe Magazine" informoi në versionin e saj on-line se Zidan dëshiron të kontribuojë të ndërtojë në qytetin e tij të lindjes, Marsejë, një kompleks të vërtetë futbolli. "Është e natyrshme që kur t'i shkëputesh nga futbolli të vjen keq, por kjo është një mënyrë plotësimi. Të kthehesha në botën e futbollit do të më pëlqente shumë".
Albania Sport