Muriqit i ndërrohet kundërshtari, tani kundër Willis Lockett

Elvir Muriqit i është ndërruar kundërshtari për duelin e tij të radhës që do ta zhvillojë më 31 janar në "Paradise Theater" në Bronks të Nju Jorkut. Më parë ishte paralajmëruar një përballje me Dhafir Smith (F-19/H-16/B-6), ndërsa tani si kundërshtar për "Kosova Kid" është zgjedhur Willis Lockett. 31-vjecari amerikan ka zhvilluar 19 duele në rinun profesionist, prej të cilave 10 i ka fituar, ndërsa ka 5 humbje dhe 4 barazime. Përvec tjerash ka boksuar edhe kundër Brian Minto në shkurt të 2004-tës, duel të cilin e ka humbur me pikë. Ashtu sikurse Smith edhe Lockett përsëri është "underdog" përballë Elvir Muriqit, por për 28-vjecarin shqiptar e rëndësishme është që të kthehet te fitorja në mënyrë që gjatë muajve të ardhshëm të vitit 2008 ë mund të zhvillojë duele të rëndësishme që do t'i jepnin rastin për të sfiduar titullin e kampionit të botës në njërin prej katër versioneve të mëdhenj të boksit profesionist.