Arsenal dëshiron shumë Huntelarin
Sikurse ka bërë të ditur tabloidi anglez "Mirror", skuadra e Arsenalit pritet të hidhet në sulm për të marrë Klas Jan Huntelar, futbollistin 25-vjeçar të spanjollëve të Real Madrid. Në fakt, duket se sulmuesi holandez, i cili ka vetëm pak kohë që ka mbërritur në radhët e skuadrës, është një nga futbollistët e preferuar nga trajneri francez i Arsenalit, Arsen Venger. "Topçinjtë" mësohet se kanë ndërmend të hedhin në pjatë rreth 15 milionë sterlina për ta marrë Huntelarin në "Emirates Stadium".