E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gus Hidink kërkon Zhirkov te Çelsi

Menaxheri i ri i skuadrës së Roman Abramoviçit, holandezi Gus Hidink, është hedhur menjëherë në merkato në kërkim të afrimit të përforcimeve të nevojshme për ekipin. Ai e ka tashmë një emër për të përforcuar krahun e majtë të mesfushës. Bëhet fjalë për Juri Zhirkov, "xholin" e skuadrës CSKA e Moskës, i cili stërvitet nga trajneri holandez në kombëtaren e Rusisë. Futbollisti në fjalë ka tërhequr mbi vete vëmendjen e shumë klubeve evropiane, edhe pse kostoja e kartonit të tij ka një çmim shumë të kripur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›