E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Bashkia e Tiranës, monopol me tregun e reklamave

06/07/2010 Këshilli Konsultativ i Biznesit

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në emër edhe të kryetarit të këshillit konsultativ të biznesit ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për krijimin e një situate monopol në tregun e reklamave. Në kuadër të hartimit të një ligji për taksat vendore që po përgatit Ministria e Financave, komuniteti i biznesit ka hartuar propozimet përkatëse. Gjatë mbledhjes së radhës së këshillit, ministri Prifti tha se kryetari i Bashkisë favorizon një deri në dy kompani duke krijuar monopol në këtë treg. Sipas tij, nuk ka një situatë të tillë të ngjashme në qytetet e tjera. Biznesi kërkon që tarifat e reklamave që janë identifikuese për aktivitetin, të ulen në nivelin 2008-ës, gati 4 herë më pak nga tarifat që aplikohen aktualisht. Njëkohësisht, ata kërkojnë që të ketë një çmim variabël për madhësinë e tabelave reklamuese, në ndryshim nga ligji aktual, i cili ka një çmim tavan për një reklamë, e cila mund të jetë edhe më e madhe se 12 metra katrorë. Këto propozime, ministri Prifti tha se do t’i dërgojë për diskutim në Ministrinë e Financave, por edhe në qeveri për miratim. Aktualisht taksa e reklamave identifikuese për bizneset si restorantet është 200 euro deri në 400 euro. Me ndryshimet që parashikohen t’i bëhen ligjit, kjo taksë ulet në një nivel të konsiderueshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›