BKUK: Fotografitë e Nënës Terezë
Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 12:11
Të enjten, më 16 dhjetor, 2010, në orën 15:00, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës bëhet hapja solemne e ekspozitës së fotografive të Nënës Terezë – Gonxhe Bojaxhiu. Do të ekspozohen fotografitë prej fëmijërisë deri në misionin e saj bamirës në Kalkutë e shumë vende të tjera të botës!
Ekspozita mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, njofton Këshilli Organizativ për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë.