E Shtunë, 31 Tetor 2026

Expoart.40: “NET / RRJET”

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 12:11

Të premten, më datë 17 dhjetor 2010, në ora 19:00, në Galerinë Expoart.40 hapet Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “NET / RRJET” – 2010. Në ora 11:00 do të mbahet konferenca për media, ku prezent do të jenë organizatoret / koordinatoret e projektit: Majlinda Kelmendi dhe Fitore Isufi/Koja dhe kuratori i ekspozitës Zeni Ballazhi.

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Net /Rrjet - 2010, është ekspozitë që organizohet çdo vit nga Galeria Expoart.40 me koncept dhe kuratorë të ndryshëm. Përzgjedhjen e kuratorit e bënë Galeria Expoart.40.

Në këtë Ekspozitë pjesëmarrës janë: Dusan Zidar (Sloveni), Fahredin Spahija (Kosovë), Fitore Isufi/Koja (Kosovë) Gjokë Gojani (Itali), Kristina Bozurska (Maqedoni), Loreta Ismailaj (SHBA), Majlinda Kelmendi (Kosovë). Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 janar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›