BMM:Ora News, televizioni më i balancuar

"Ora News" rezulton televizioni më i balancuar në raportin e Bordit të Monitorimit të Medias për periudhën 28 maj- 18 qershor. Në raportin e Bordit të Monitorimit të Medias rezulton se "Ora News"i ka dhënë kohë të barabartë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përkatësisht 364.97 minuta PD-së dhe 364.65 minuta PS-së. Sipas BMM-së, Ora News i ka dhënë 29.10% të kohës PD-së dhe 29.08 PS-së. Bordi i Monitorimit të Medias në raportin e saj vlerëson se koalicionit të PD-së, televizioni "Ora News" i ka dhënë 497.12 minuta ndërsa koalicionit të PS-së 486.90 minuta, që e shprehur në përqindje do të ishte 39.64% për koalicionin e Partisë Demokratike dhe 38.82% të Partisë Socialiste.