E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ksamilin do ta bëj bashki

Kryeministri Berisha ka vazhduar dje fushatën elektorale në zonën e Ksamilit duke premtuar se do e kthejë atë në bashki. Ai ndodhej në zonë për të inauguruar shëtitoren
duke deklaruar se turizmi i kësaj zone nuk është i zhvilluar ashtu siç duhet, pasi mungon
infrastruktura e nevojshme.

"Problemet e Ksamilit janë probleme shumë të rëndësishme për të gjithë vendin, sepse kjo "bashki", ka një potencial të madh turistik, ka një vijë bregdetare pronë publike të bashkisë, e cila do të shfrytëzohet në mënyrën më racionale, në interesin e banorëve të Ksamilit dhe të pushuesve, do të ketë të gjithë infrastrukturën moderne, do të asfaltohet çdo skaj i territorit të bashkisë, do të ketë ujë të pijshëm 24 orë",- tha Berisha. Më pas vizita ka vazhduar në qytetin e Sarandës, ku ka inspektuar edhe segmentin e parë të rrugës Qafë Bot-Sarandë.


"Qeveria është tërësisht e përkushtuar për rindërtimin e të gjithë infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Para disa ditësh, inaugurova fillimin e punimeve për autostradën Shkodër-
Podgoricë, ndërkohë që ne do të realizojmë ndërtimin me katër korsi të rrugës nga Shkodra në Vlorë. Qëllimi ynë është që të kompletojmë infrastrukturën rrugore të vendit,"- tha Berisha.
Takimet e tij kanë vazhduar në zonën e Dropullit ky Kryeministri ka premtuar 24 orë ujë të pijshëm.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›