BOMIT, 104 tekste alternative për këtë vit shkollor
Autori i Lajmit: red.
Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka miratuar 104 tekste alternative për vitin e ardhshëm shkollor. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, 24 shtëpi botuese ofruan për këtë qëllim 169 tekste, nga të cilat u përzgjodhën 104. Tekstet e miratuara u vlerësuan në bazë të kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, të çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore, një proces ky që u realizua nga rreth 200 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Mesatarisht një titull lënde do të ketë deri në 3 tekste alternative, ndër të cilët vetë mësuesit do të zgjedhin më të përshtatshmin për nxënësit e tyre. Këtë vit, janë pajisur me tekste të reja edhe klasat V dhe IX.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008