Zgjidhet furnizimi me ujë në kryeqytet, probleme vetëm në disa pallate
Autori i Lajmit: red.
Furnizimi me ujë i kryeqytetit nuk është ai i një vere më parë. Sipas burimeve nga Drejtoria e Ujësjellësit, këtë verë nuk ka mungesa të ujit të pijshëm përveç disa pallateve të veçuara. Qytetarët janë ankuar kryesisht për pallate të veçuara në zonat “Muhamet Gjollesha”, “Rruga e Durrësit”, “Dedë Gjon Luli”. Gjatë kësaj stine, qyteti i Tiranës po furnizohet sipas skemës klasike, tri herë në ditë me ujë. Drejtori i Ujësjellës - Kanalizimeve të Tiranës, Ferdinand Petrela, ka deklaruar dje se për qytetin e Tiranës, disponohen rreth 3170 litra ujë në sekondë. Ky është ujë i prodhuar në burime, nga të cilat 1800 litra janë të impiantit Bovillë, rreth 980 litra janë nga tri burimet: Bovilla e Vjetër, Selita dhe Shën Mëria si dhe nga stacioni i pompimit Qafë-mollë, që është pjesë e kësaj skeme, ku rreth 290 litra ujë në sekondë vjen nga stacionet e pompimit që mbulojnë qytetin e Tiranës.
Zonat problematike
“Drejtoria e Ujësjellësit bën furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës, por edhe rrethinave, pasi kjo shoqëri përveç qytetit të Tiranës furnizon me ujë 16 komuna dhe bashki të tjera, siç është ajo e Kamzës dhe pjesërisht Bashkia e Vorës. Veç kësaj, si detyrë tjetër kryesore që kjo shoqëri ka është dhe minimizimi i ankesave që vijnë nga qytetarët”, - tha Petrela. Sipas tij, në qytetin e Tiranës, nuk ka probleme në blloqe, lagje apo grupim pallatesh, por ka ankesa që shkojnë rreth 12 në ditë, të cilat kanë të bëjnë me pallate të veçuara në zonat “Muhamet Gjollesha”, “Rruga e Durrësit”, “Dedë Gjon Luli”.
Skema e furnizimit
Furnizimi me ujë në qytetin e Tiranës bëhet akoma sipas skemës klasike, tri herë në ditë, ku depot hapen në mëngjes në orën 04, në mesditë në orën 13 dhe në darkë në orën 19. Depot kryesore të Tiranës dhe Kinostudios mbushen me Bovillën, kurse depot e Qytetit Studenti mbushen me Selitë dhe Shën Mëri. Pastaj këto mbushin depon e Pallatit të Brigadave dhe nga këto depo dalin linja 24-orëshe që shkojnë në drejtim të Kombinatit Ushqimor, Zonës rezidenciale që përfshin Bllokun e Ambasadave deri te Kryeministria dhe pjesa tjetër që kalon te Pallati i Kongreseve. Linjë tjetër 24-orëshe është dhe ajo e Qendrës Spitalore Universitare, por dhe linja e Pallatit të Brigadave që furnizon Saukun dhe Pallatin e Brigadave, janë linja 24-orëshe.
Impianti i Bovillës
I pyetur nëse kapaciteti i sotëm i Bovillës është në gjendje të përballojë të gjithë Tiranën, për 24 orë me ujë, drejtori Petrela shpjegoi se Bovilla nuk është sistem 24-orësh për furnizimin e qytetarëve të Tiranës. Impianti i saj punon 24 orë, sepse furnizon direkt qytetin e Tiranës me 17 orë ujë. Për sa i përket rezervës, ajo në digën e Bovillës ka ujë nuk është problem nëse kalojmë një dimër pa lagështi.”
Lavazhet
Për Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve, problem është dhe përdorimi i ujit të pijshëm nga lavazhet në Tiranë. Kreu i këtij institucioni, Ferdinand Petrela, vuri në dukje se një pjesë e këtyre lavazheve e marrin ujin nga puset, ndërsa pjesa tjetër që përdor ujin e pijshëm, janë prerë, janë gjobitur, madje u janë sekestruar edhe mjetet e punës. “Megjithatë, ky është një problem ende i pazgjidhur, pasi ne nuk kemi gjetur mbështetje nga pushteti vendor, i cili ka për detyrë t i kontrollojë këto subjekte”, - shpjegoi Petrela.
Fatura aforfe
Pyetjes se sa konsumatorë janë pa matësa, drejtori Petrela iu përgjigj se, nga rreth 140 mijë konsumatorë që kemi, 56% janë pa matësa dhe janë me fatura aforfe. “Që të gjithë qytetarët të kenë matësa neve na duhen rreth 50 mijë të tillë”. Ai deklaroi se përmes një kredie italiane, pritet që së shpejti të shtohen rreth 20 mijë matësa të rinj. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka si objektiv që brenda dy viteve të gjithë qytetarët e kryeqytetit të pajisen me matësa.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008