Popullsia është 50-fishuar
Autori i Lajmit: red.
Popullsia e qytetit të Durrësit është 50-fishuar në më pak se një shekull. Qyteti antik, me një jetë intensive 3-mijëvjeçare, tashmë numëron afro 200 mijë banorë, ndërsa territori i tij shtrihet buzë detit Adriatik në një hapësirë rreth 7800 ha. Burime zyrtare nga Bashkia e Durrësit bëjnë të ditur se në fillim të këtij viti në qytetin e Durrësit banonin 197.698 vetë. Sipas të njëjtave burime, nga regjistrat e Zyrës së Gjendjes Civile mësohet se në vitin 1923 qyteti i Durrësit kishte 4.875 banorë gjithsej. Prania e kënetës që shkaktonte sëmundjen e malaries, si dhe pushtimi i gjatë osman që e kishte zbehur rëndësinë e portit detar, i kishte mbajtur larg banorët nga qyteti më i vjetër i bregut lindor të Adriatikut nga Vlora deri në Trieste. Qyteti-port fillon të ripopullohet dhe në vitin 1938, Durrësi arrin në 10.500 banorë, duke rritur edhe sipërfaqen e tij. Popullsia e qytetit rritet me shpejtësi në vitet 1950-1970 dhe në regjistrimin zyrtar të vitit 1989 shënohen 84.859 banorë gjithsej. Pas viteve 1990, Durrësi rritet me shpejtësi me banorë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit me një mesatare të rritjes prej 10 mijë banorë çdo vit dhe brenda 15 vitesh arrin në shifrën prej mbi 186 mijë banorë. Territori i qytetit është 5-fishuar dhe brenda kufijve të tij zyrtarë bëjnë pjesë edhe një pjesë e territorit të ish-kënetës dhe zonës veriore të kodrave të qytetit. Tashmë rritja mesatare vjetore është ulur dhe aktualisht qyteti bregdetar numëron afro 200 mijë banorë.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008