E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Radostinës pa ujë të pijshëm,

Autori i Lajmit: red.
Më shumë se 1000 banorë të fshatit Radostinë të komunës Dërnenas të rrethit të Fierit prej vitesh po vuajnë për ujin e pijshëm. Dy puset kryesore që furnizonin fshatin janë tharë. Banorët përdorin pompa thellësie duke mbajtur radhën për të thithur nga shtrati i pusit atë pjesë të ujit të mbetur. Familjet që janë në gjendje të mirë ekonomike shpojnë tokën e tyre për të marrë ujë (duke hapur puse të reja), por edhe ky nuk është i kontrolluar nga shëndetësia. Banorët thonë se kjo situatë ka shumë vite dhe askush nuk interesohet për ta. “Na kanë premtuar në fushata elektorale se ky problem do të zgjidhet dhe vetëm kaq. Banorët që dikur mburreshin me një pus uji që nxirrte ujë 24 orë në ditë sot po vuajnë për pikën e saj”, - shprehen banorët e Radostinës të irrituar.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›