BOTA FLASH/Lajmet më të fundit nga që kanë ndodhur në rajon dhe botë
Manovrat ushtarake SHBA-Seul
Pyongyang: “Gati për Luftë”
Trupat Koresë së Jugut dhe aleatët e tyre amerikanë kanë nisur dje në mëngjes manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore, duke shpërfillur kërcënimet e bëra në ditët e fundit nga Pyongyang, i cili ka evokuar përdorimin e armëve bërthamore dhe thyerjen e armëpushimit. Manovrat ushtarake janë organizuar disa ditë pas miratimit të sanksioneve të reja të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pas provës bërthamore të kryer në shkurt nga kjo e fundit. Në manovrat, e quajtura “Key Resolve Zgjidhja “, marrin pjesë rreth 13 mijë amerikanë dhe koreanojugor. Koreja e Veriut ka prerë vijën e kuqe, linjën telefonike të emergjencës e cila kalon nëpërmes fshatit ku u firmos armëpushimi Panmunjom, duke vënë në jetë kërcënimin e javës së kaluar, dhe për të parandaluar manovrat e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Ministria e unifikimit në Seul, sipas Yonhap, thotë se nga 09:00 sipas orës lokale (ora 01:00 në Shqipëri) Veriu “ka prerë linjën” e ndërtuar për të përballuar zhvillime të papritura përgjatë zonës së demilitarizuar që ndan dy Koreve. Koreja e Veriut e konsideron armëpushim në vitin 1953 me Korenë e Jugut “krejtësisht të pavlefshëm duke nisur që nga sot”, pas fillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Uashingtonit dhe Seulit. Kështu raportohet nga Sinmun Rodong, gazeta e Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, në të cilën shkruhet se” është koha për betejën finale.”
Daçiçi dhe Nikoliçi te Ashtoni në Bruksel
për hapjen e negociatave për në BE
Vazhdojnë përpjekjet për ta bindur BE për propozimin serb. Brukseli deri tani refuzon. Shanset që Serbia të nisë negociatat e anëtarësimit me BE duken të pakta. Krerët më të lartë të shtetit serb janë takuar sot sërish në Bruksel me të Ngarkuarën për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, kryeministri Ivica Daçiç dhe personin me influencë të madhe në politikën serbe Aleksandar Vuçiç do të përpiqen sot ta bindin Ashtonin që BE t’u lejojë serbëve të Kosovës që të kenë “bashkësinë” e tyre, me parlamentin të vetin, qeveri të veçantë, drejtësi dhe polici. Si një shtet brenda shtetit, kjo bashkësi duhet të jetë sipas Serbisë në një masë të madhe e pavarur nga Prishtina. Këtë e kundërshtojnë qeveria e Kosovës, si dhe SHBA e BE. Në intervista dhënë mediave serbe në prag të takimit të ri në Bruksel, Daçiç deklaroi se qeveria e Kosovës nuk ka ndikim në Veriun e vendit, ndaj duhet të lëshojë pe. “Unë i thashë Thaçit se në Veri ai mund të vijë vetëm me armë,” tha drejtuesi i delegacionit serb në gjashtë raundet e deritashme të bisedimeve në Bruksel. Ashtoni do të udhëtojë më 14 mars në Kosovë, për të shqyrtuar aty mundësinë e kompromiseve. Në 20 mars do të zhvillohet në Bruksel një raund përfundimtar negociatash midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë. Dakordimi është parakusht që Serbia të nisë negociatat e shumëdëshiruara me BE
Dy ushtarë amerikanë të vrarë në Afganistan
Zyrtarët e NATO-s në Afganistan delklaruan dje se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi nga një person i maskuar me veshje të ushtrisë afgane apo me uniformë të policisë. Sulmi ndodhi në provincën Vardak, në pjesën lindore të vendit. Dhuna vjen ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel u largua nga Afganistani pas vizitës së tij të parë atje që kur erdhi në këtë detyrë. Vizita nuk kaloi pa probleme: Presidenti afgan Hamid Karzai mbajti një fjalim të debatueshëm, ndërkohë që si pasojë e problemeve të sigurisë dje u anulua një konference e përbashkët shtypi e zotit Hagel me presidentin në Kabul. Në fjalimin e tij dje, presidenti Karzai akuzoi talebanët se po i shërbenin Amerikës duke përdorur sulmet si ai i të shtunës për të frikësuar afganët që mund të kërkojnë qëndrimin e forcave të huaja në vend edhe pas vitit 2014.
Japoni: Përkujtohet dyvjetori i cunamit
Japonia mbajti një minutë heshtje për të shënuar dy vjetorin e tërmetit shkatërrues dhe cunamit që morri jetët e 19 mijë njerëzve dhe shkaktoi aksidentin më të rëndë bërthamor që nga katastrofa e Çërnobilit në vitin 1986. Në ceremoninë e zhvilluar dje në Tokio, morri pjesë Perandori Akihito dhe zyrtarë të lartë qeveritar duke mbajtur një minutë heshtje në orën 2:46 minuta, pikërisht koha kur tërmeti me magnitude 9 goditi më 11 mars të vitit 2011 bregdetin verilindor të Japonisë. Ndërkohë në mbarë Japoninë ishin planifikuar demonstrata anti-bërthamore . Dy vjet pas tërmetit të fuqishëm të 11 marsit 2011 dhe tsunamit shkatërrues që e pasoi, rimëkëmbja ka qenë e ngadaltë për mijëra personat e shpërngulur pas fatkeqësisë së dyfishtë natyrore në Japoni. Më shumë se 18.000 të vdekur e të zhdukur ishte bilanci tragjik i katastrofës, ndërsa 300.000 vetë vazhdojnë të mbeten të pasistemuar plotësisht.
***
Dyshimi
Vrasje në burg? I dyshuari si
përdhunues i indianes vetëvritet
Një nga të dyshuarit për përdhunimin e 23-vjeçares nga India, ka vrarë veten në burg. Ai ka varur veten në mëngjesin e së hënës. 33 vjeçari ka qenë shoferi i autobusit, me të cilin u rrëmbye studentja. Avokati i të akuzuarit thotë që ka qenë vrasje, dhe jo vetëvrasje. Nuk ka asnjë shpjegim rreth asaj se pse mandanti i tij do të kishte varur vetën, pikërisht tani, tre muaj më pas, mu në mes të zhvillimit të procesit gjyqësor. Avokati për më tepër dyshon në një komplot vrasjeje. Autoritetet zyrtare kanë dhënë urdhër që të kryhet autopsia në kufomën. Një hetim zyrtare ka për qëllim ta zbardhë këtë ndodhi. Avokati dhe familja e të vdekurit kërkojnë rezultate të shpejta. Policia duhet ta hetojë rastin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në emër të drejtësisë dhe ne interes të të akuzuarve të tjerë, të cilët nuk janë të sigurtë në burg. Për mendimin tim, ata nuk janë të sigurtë. Mediat nga India spekulojnë rreth faktit se çfarë pasoja do të këtë kjo vetëvrasje për rrjedhën e procesit gjyqësorë. Sipas informacioneve të burgut, i akuzuari Singh e ka varur vetën me një litar të improvizuar në qelinë e tij të burgut. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja mendohet se kanë qënë edhe dy të burgosur të tjerë. Në burgun e Tiharit në Delhi nuk është e rrallë që disa të burgosur të ndajnë një qeli. Ram Singhu, 33 vjeçar, kishte qenë shoferi i autobusit, në të cilin kishte ndodhur përdhunimi i vajzës 3 muaj më parë. Ky cilësohej si i akuzuari kryesor. Kësaj kalimtareje të rastit vetëvrasja në fjalë nuk i bën shumë përshtypje. Kjo sigurisht që nuk është mirë, nuk duhej që të ndodhte një gjë e tillë. Do të kishte qenë më mirë sikur, të merrte dënimin që meritonte, pasi të kishte pranuar fajësinë. Një pjesë a madhe e shoqërisë kërkon që të akuzuarit të dënohen me vdekje. Pesë nga këta faktikisht kërcënohen me dënim me vdekje. Një tjetër i akuzuar cilësohet ende i mitur. Ai gjendet në një tjetër proces gjyqësor, në një gjykatë për të mitur. Dënimi për këtë mund të jetë 3 vite burgim. Të dy proceset gjyqësore zhvillohen në seanca të mbyllura për publikun. Të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, por sipas policisë ka prova te pakontestueshme kundër tyre. Përdhunuesit kanë qenë nën mbikyrje të veçantë në burg.
Manovrat ushtarake SHBA-Seul
Pyongyang: “Gati për Luftë”
Trupat Koresë së Jugut dhe aleatët e tyre amerikanë kanë nisur dje në mëngjes manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore, duke shpërfillur kërcënimet e bëra në ditët e fundit nga Pyongyang, i cili ka evokuar përdorimin e armëve bërthamore dhe thyerjen e armëpushimit. Manovrat ushtarake janë organizuar disa ditë pas miratimit t