E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP, anulohet prova për mbylljen e rrjedhjes së naftës


Pas një shtyrjeje prej 24 orësh, kompania British Petroleum kishte planifikuar të riniste testin për strukturën e re të vendosur në pusin e naftës, për të ndalur rrjedhjen e karburantit. Struktura e instaluar të hënën, mund të ndalë rrjedhjen nga pusi Macondo, në Gjirin e Meksikës. Por sërish është anuluar një provë e tillë, për shkak të rrjedhjes së naftës nga njërin prej tubacioneve. BP ka mbyllur tubat që thithin naftën tek anijet ndihmëse, në mënyrë që e gjithë forca e derdhjes së naftës të përqëndrohet tek kapaku i ri i vendosur. Ndërkaq robotët nënujorë kanë mundur të mbyllin një nga një çarjet e kapakut ose të tapës prej nga ku del nafta. Kështu, kur kanë kaluar thuajse tre muaj pas shpërthimit të platformës së naftës në Gjirin e Meksikës, koncerni British Petroleum (BP) vijon të ndërmarë përpjekjeje të reja për mbledhjen e naftës që del në det. Prova u shty natën e kaluar , pas kërkesave të qeverisë amerikane, e cila kërkonte të kryheshin disa analiza. Tani bëhet fjalë për mbylljen hap pas hapi të ventilëve dhe të tubave përcjellës të cilindrit disa tonë të rëndë për të rritur trysninë nën kupolë. Në rast se gjithçka shkon sipas planit sipas BP-së, derdhja e naftës në det mund të ndalohet së shpejti tërësisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›