Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme
Fluturimet nga dhe për në Greqi, si dhe ato të brendshme, do të anulohen sot nga ora lokale 11:00 deri në orën 15:00 për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit, të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme, ku kërkojnë marrjen e rrogave. Grevës do ti bashkohen të gjithë sektorët e administratës.
Kjo është greva e përgjithshme e shtatë e madhe, që nga koha kur Athina zyrtare konfirmoi masat e ashpra për kursim për tejkalimin e krizës për shkak të deficitit të madh buxhetor, të kërkuara nga FMN-ja dhe BE-ja si kusht për të marrë kredinë prej 110 miliardë eurosh.
Pritet që sot parlamenti të miratojë ndryshimet në rregulloren për pension të nëpunësve shtetërorë.
Javën e kaluar, deputetët pranuan ligjin kontestues për reformën në pensione, që parashikon rritje prej 60 në 65 vjeç të moshës për pension të grave, që barazohet me moshën e burrave, si dhe rritjen në 40 vjet të periudhës së punës për marrjen e pensionit të plotë.