Gjykata e LartëKuvend,sot votimipër Muçmatën
TIRANE- Seanca plenare e Kuvendit ka nisur punimet rreth orës 10.20 minuta me debatin e lirë parlamentar, ku deputetët e të dyja palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit.
Axhenda e punimeve të Kuvendit parashikon shqyrtimin e një numur projektligjesh me karakter ekonomik, votimin e dekretit të Presidentit për emërimin e Vexhi Muçmataj në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. PD hodhi poshtë kandidaturën e Mucmatës në Komisionin e ligjeve për shkak se fshehu të kaluarën politike, ndërsa pro-në e mori vetëm nga përfaqësuesit e LSI-së.
Deputetët do votojnë dhe për projektvendimin "Për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e masakrës së Tivarit".
(s.g/balkanWeb)