KE planifikon rregulla më të rrepta për shpimet për naftë
Komisioni Evropian do të nxjerrë mësime nga katastrofa e naftës në Gjirin e Meksikës. Si pasojë e katastrofës, në të ardhmen në Bashkimin Europian do të ketë rregulla më të rrepta për shpimet në det, bëri me dije komisioneri për mjedisin Janez Potocnik pas një takimi me përfaqësues të industrisë së naftës në Bruksel. Sipas tij janë planifikuar rregulla më të ashpra për sigurinë dhe përgjegjësinë. Komisioneri për energjinë, Günther Oettinger kërkoi madje një moratorium për shpimet në thellësi të mëdha në Detin e Veriut. Autoritetet e vendeve anëtare të BE-së duhet të mos japin më leje për këtë, deri sa të jenë sqaruar arsyet për fatkeqësinë para brigjeve amerikane, propozoi Oettinger.