BP dështon në Gjirin e Meksikës
Kompania britanike, British Petrolium pranoi se dështuan përpjekjet për ndalimin e derdhjes së naftës në det. Një operacion i ri do të ndërmerret së shpejti.
Pas dështimit të metodës së ashtuquajtur "Top-Kill" për mbylljen e vrimës së shpimit të naftës me baltë dhe çimento në 1500 metra thellësi, British Petrolium ka kthyer vëmendjen tek një thithës. Shefi i British Petrolium (BP), Tony Hayward njoftoi se operacioni i ri do të fillojë brenda katër ditëve.
Që prej shpërthimit në platformën e naftës më 20 prill nga vrima e shpimit në det derdhen çdo ditë qindra mijëra litra naftë.
Kështu si pasojë e katastrofës më të madhe me naftë në historinë e SHBA-së, janë ndotur rreth 270 kilometra të bregdetit. Ndërkohë, sipas parashikimeve nga administrata e SHBA-së, sasia e naftës që është derdhur në det deri më sot është afërsisht 151 milionë litra.
Presidenti i SHBA-së Barack Obama është shprehur thellësisht i zhgënjyer për dështimin e të ashtuquajturit metoda "Top-Kill", për mbylljen e vrimës në tubin e shpimit të naftës në Gjirin e Meksikës. Ai ka mbetur i shtangur dhe nervozuar që tani nafta do të vazhdojë edhe më tej të derdhet në det nga tubi i çarë në thellësinë prej 1500 metrash në det.