Polonia në balotazh
Në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Poloni, asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi më tepër se 50 për qind të të votave, për t’u zgjedhur në funksionin e presidentit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se pas numërimit të rezultateve, nga rreth 94 për qind të vendvotimeve, kryetari i Parlamentit, Bronislaw Komorowski, ka fituar afro 41 për qind të votave, ndërsa ish-kryeministri Jaroslav Kaczynski, fitoi afro 37 për qind.
Jaroslav Kaczynski është vëlla binjak i presidentit të ndjerë, Lech Kaczynski.
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale u mbajtën pas vdekjes së presidentit të ndjerë, Lech Kaczynski, pas rrëzimit të aeroplanit të tij në në Smolensk të Rusisë, më 10 prill të këtij viti.
Kandiati presidencial, Jaroslav Kaczynski, duke folur para mbështetësve të tij, theksoi:
“Këto nuk janë zgjedhje normale. Këto zgjedhje janë pasojë e tragjedisë së madhe dhe e pikëllimit dhe zgjedhje se çka do të bëjmë me Poloninë gjatë periudhës së ardhshme”, tha Kaczynski në Varshavë.
Prandaj si pasojë e këtij rezultati, duartrokitjet nuk erdhën për presidentin e ri të Polonisë, por vetëm për fituesin e raundit të parë Bronislaw Komorowski, jo vetëm kandidat i Platformës Qytetare Pro-evropiane, por edhe tifoz futbolli.
Komorowski vetë u shpreh: "Si gjithmonë në jetë, ashtu edhe në futboll, e në çdo lloj sporti - koha shtesë është më e vështira. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm, dhe duhet të mobilizojmë të gjitha forcat për finalen e kësaj gare presidenciale, për balotazhin më 4 korrik."
58 vjeçari konsiderohet si favorit, por nuk e ka të sigurt fitoren.
Kolegu i partisë së Komorowskit, Kryeministri Donald Tusk, para pesë vitesh e shihte veten po ashtu fitimtar të sigurt, por u mposht nga Lech Kaczynski.
Tusk kujton: "Bronsilaw Komorowski ka arritur këtë herë një rezultat më të mirë se sa unë para pesë vitesh. Edhe përvoja e Polonisë sot është një tjetër. Në rrethin e dytë, pikënisja e balotazhit për Komorowskin është më optimiste se atëherë. Ai udhëheq, dhe po qe se njerëzit besojnë se rrethi i dytë ka akoma më shumë kuptim, atëherë çdo gjë është ashtu siç duhet."
Në rast se Jaroslaw Kaczynski ia del të bindë zgjedhësit, se pas vdekjes së vëllait të tij, ai është bërë një njeri tjetër, më shpirtbutë dhe më i gatshëm për kompromis, atëherë zgjedhjet pas dy javësh do të bëhen më tendosëse.
Vëllai binjak i presidentit të ndjerë, 61 vjeçari, Jaroslav Kaczynski pas rezultatit, përdori tone pajtuese, ashtu si gjatë fushatës:
"Unë i falënderoj të gjithë ata që menduan për të ardhmen e vendit, në këtë kohë të vështirë, sepse këto nuk janë zgjedhje normale, por zgjedhje pas një katastrofe, fatkeqësie dhe tragjedie të madhe. Një gjë është e qartë. Në rrethin e dytë bëhet fjalë për dy vizione politike, dhe dy vizione për Poloninë."
Nga kandidatët e tjerë, vetëm Grzegorz Napieralski, kandidati i Aleancës së Majtë Demokratike, arriti një rezultat dyshifror.
Dy kandidatët e tjerë e mbuluan Napieralskin me lëvdata dhe urime, me shpresën që ky të rekomandojë zgjedhësit e tij për njërin prej tyre në balotazh.
Pjesëmarrja me 52, 3 për qind në zgjedhjet në Poloni ishte më e lartë se sa pritej.
Në balotazhin pas dy javësh pritet një pjesëmarrje më e ulët për shkak të pushimeve të verës.