Humbën jetën 4 ushtarë të NATO-s në Afganistan
NATO ka njoftuar se katër ushtarë ndërkombëtarë kanë humbur jetën, pas përplasjes së helikopterit të tyre, aksident ky i cili ndodhi sot në jug të Afganistanit.
Aleanca nuk ka dhënë më tepër detaje, por ka theksuar se “nuk ka indikacione” se helikopteri është qëlluar nga kryengritësit.
Derisa aleanca nuk ka njoftuar për kombësinë e të vrarëve, ushtria e Australisë tha se tre prej katër të vrarëve ishin pjesëtarë të saj. Deri tash në Afganistan janë vrarë 16 ushtarë të Australisë.
Ky vend në Afganistan i ka afro 1500 trupa, që veprojnë së bashku me forcat e NATO-s.
Në Washington, administrate e presidentit Barack Obama, ka njoftuar përsëri se tërheqja e trupave nga Afganistani do të filloj verën e ardhshme.
Rahm Emanbuel, shef i personelit të presidentit Obama, tha se plani i shpallur për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane, në korrik të vitit 2011, ende qëndron.
Ai këto komente i bëri në rrjetin televiziv ABC.
Komentet e zotit Emanuel reflektojnë pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë, se presidenti Obama duhet t’i ofroj opinionit amerikan dhe Kongresit një premtim se pas afro 9 vitesh, lufta nuk është e pakufizuar.