E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia “dënon” sërish Bjellorusinë

Kompania ruse e kontrolluar nga shteti, Gazprom, theksoi se e ka filluar reduktimin e eksportit të gazit për në Bjellorusi, për shkak të një borxhi prej miliona dollarësh për furnizimet e mëparshme me gaz natyror.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, tha sot se në mëngjes, furnizimi me gaz ishte zvogëluar për 15 për qind të vëllimit të planifikuar ditor.

Gazpromi thotë se Bjellorusia i ka borxh 192 milionë dollarë, por Minsku e konteston këtë pretendim.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev i tha Millerit që rrjedhja e gazit për në Bjellorusi të reduktohet, pasi ky vend ka dështuar që borxhin ta paguaj me të holla, e jo me pajisje dhe makineri.

Gazpromi ka këmbëngulë se shkurtimet e furnizimit me gaz për Bjellorusinë nuk do të kenë ndikim në furnizimet për Evropën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›