E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP me humbje rekorde

Gjiganti britanik i naftës BP, njoftoi sot për humbje rekorde, të shkaktuara nga fakti se kompania duhet të vërë mënjanë miliarda dollarë, për të mbuluar shpenzimet për ndalimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

Kompania ka vënë mënjanë 32 miliard dollarë, për të mbuluar shpenzimet e pastrimit të Gjirit të Meksikës, gjë që i shkaktoi kompanisë një humbje prej 17 miliard dollarësh për periudhën prill-qershor.

BP konfirmoi gjithashtu se shefi i saj ekzekutiv, Tony Hayward, do të largohet.
Hayward është përballur me kritika të shumta, për mënyrën se si e menaxhoi rrjedhjen e naftës.

Lajmi për largimin e pritshëm të Hayward nga BP-ja, bëri që vlerat e aksioneve të kompanisë të rriten me gati 5 për qind, deri në mbyllje të bursës ditën e hënë.

Hayward do të zëvendësohet në tetor nga Bob Dudley, që është aktualisht drejtor menaxherial i kompanisë.

Ai është shtetas amerikan dha ka më shumë se 30 vjet përvojë pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›